• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeshni, qeshni me sondazhet

by Alba Malltezi
08/04/2020 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Qeshën kur lanë mandatet e deputetëve, u vetëkënaqën me protestat pa popull, me dhunë e pa kuptim, gëzonin kur tallnin e shanin ndërkombëtarët, mbajtën barkun me dorë kur duhet të shkonin në zgjedhje, tani mbajnë të njëjtin qëndrim për sondazhin e bërë nga “MG Reserch” e Roberto Baldassarit në ReportTV, sondazh i një profesionisti që mat zhvillimet më të fundit në kohën e koronavirusit.

Sondazhi nxjerr të pëlqyer Edi Ramën dhe partinë e tij, ndërsa ata, të mërzitur e tallës, sa vijnë e tkurren dhe vazhdojnë ta shohin të keqen vetëm të të tjerët në pafundësi.

Ka vepruar gjithmonë kështu kjo pjesë e politikës shqiptare: Që kur arrestuan Fatos Nanon dhe shkruanim, duke iu referuar drejtësisë italiane, se nuk kishte prova për akuzat dhe arrestimin, tërboheshin me median. Me ne. Në vend që të tërboheshin me prokurorë e gjykatës të politizuar, servilë pushtetesh që në vend që të bënin punë e tyre seriozisht për të mbërthyer një politikan që akuzohej për korrupsion, kënaqeshin sepse ua përkëdhelnin sedrën pa pushim.

Dhe vazhdojnë kështu për dekada të tëra. Edhe sot. Nuk ndryshojnë, nuk punojnë, nuk ndërtojnë strategji që të kapin zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, por vazhdojnë të shajnë, të prodhojnë atë që dinë ta prodhojnë më mirë: Urrejtjen, të keqen. Akoma nuk e kanë mësuar e pësuar se uthulla e keqe gërryen enën e vet dhe nga kjo padituri vazhdojnë e vazhdojnë derisa të zhduken, duke shpresuar që nga ky vend të dalin më në fund opozitarë të mençur e të mirë.

Qeshin sot me sondazhet disa politikanë dhe njerëzit e tyre përreth. Në të vërtetë, asnjëherë nuk dëshën t’i besonin sepse e ndjejnë veten superioër në kullat që i kanë rrethuar me thasët e zinj të parave të korrupsionit apo të kriminalitetit. Sigurisht, i rrethuar ende nga milionat e viteve në pushtet, duke mbajtur distancë nga njerëzit dhe realiteti, të duket vetja shumë i mirë dhe habitesh se si ndërkohë zvogëlohet e zvogëlohet pëlqimi. Eshtë koha për të qeshur apo për të qarë për këtë opozitë?

Next Post
Shkelën shtetrrethimin/ Policia me “dorë të hekurt”: 20 personave u hiqet patenta, gjobiten 230 shtetas dhe 9 njësi tregtie

Shkelën shtetrrethimin/ Policia me “dorë të hekurt”: 20 personave u hiqet patenta, gjobiten 230 shtetas dhe 9 njësi tregtie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In