• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qesharake/ Bujar Nishani kundër Bujar Nishanit

by
20/10/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sa vjen dhe shfaqet më konfuz në qëndrimet e tij publike, lidhur me reformën në drejtësi. Pak ditë pasi publikoi një letër që i kishte dërguar Kuvendit, ku shprehte rezervat lidhur me hapat e hedhura për hartimin e amendamenteve kushtetuese për reformën në drejtësi, mbrëmë Nishani nuk ka ngurruar të kundërshtojë indirekt edhe dërgimin nga mazhoranca në Komisionin e Venecias të draftit për këtë reformë.

Qëndrimi më i fundit i Kreut të Shtetit duket se bie në kundërshtim edhe me vetë deklaratat e bëra prej tij në filim të këtij viti gjatë një takimi me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buqicchio, i cili vizitoi zyrtarisht Shqipërinë në kuadër të reformës në drejtës. Gjatë këtij takimi Presidenti Nishani u shpreh për “nevojën për ekspertizë nga Komisioni i Venecias për realizimin e një reforme tërësore dhe pa militantizëm politik që do t’u shërbejë nevojave për drejtësi të qytetarëve shqiptarë”.  Në dallim nga ky qëndrim, gjatë intervistës dhënë dje për Report.TV kreu i shtetit shprehet se “nuk arrij ta kuptojë pse mazhoranca dërgoi me shumë shpejtësi, në mënyrë të njëanshme në Komisionin e Venecias, amendamentet për reformën në drejtësi, pa respektuar vendimin e parlamentit”.

Nishani pretendon se ka qënë një orientim i BE që partitë politike t’i drejtohen Komsionit të Venecias me nje produkt të vetëm konsensual, të dalë nga një diskutim gjithëpërfshirës jo vetëm politik, juridik, intelektualë, OJQ etj.
“Është e pakuptueshme mënyra e dërgimit, pa trajtuar dokumentin strategjik. Dërgimi i 2- 3 apo më shumë varianteve, nuk tregon seriozitetin e intitucioneve  në raport me ndërkombëtarët”, deklaron Nishani.

Presidenti, javët e fundit nuk ka hezituar “të heqë dorashkat” në sulmet e tij kundër mazhorancës, lidhur me reformën në drejtësi. Ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se Nishani në asnjë rast nuk ka kritikuar bojkotin që PD i bëri komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, bojkot i cili pati jo pak pasoja mbi ecurinë normale të punës së këtij komisioni. Këtij qëndrimi bojkotues iu bashkangjit edhe vetë Kreu i Shtetit, i cili nuk pranoi të çonte ekseprtët e tij në këtë komision. Bojkoti i Nishanit mori fund kur vetë PD vendosi të hiqte dorë nga bojkoti.

Next Post

Andresa "inskenon vetëvrasjen" e saj, e shpëton Ardit Gjebrea (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com