• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qershor ‘19/E megjithatë, zgjedhjet do të bëhen!

by Altin Ketro
28/04/2019 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Shpresa e fundit për mbijetesë e opozitës jashtë parlamentare, mbetet shkatërrimi i procesit zgjedhor të datës 30 qershor. Në këtë datë kushtetuese të caktuar për t’i dhënë sovranit popull mundësinë që të vendosë për qeverisësit vendorë të tij, kjo opozitë e çartur ka deklaruar se do shkaktojë rrëmuja të cilat, sipas pas, do pamundësojnë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar vullnetin e tyre të lirë.

Këta parashikues ogurzi të gjëmave që na presin, e dinë edhe vetë që me këto lloj përbetimesh nuk motivojnë dot as familjarët e tyre, e jo më të gjejnë aq të marrë sa të bëhen mish për top për ambicien e sëmurë kryeministrore të Lulzim Bashës. Kur them “aq të marrë” kam parasysh një numër të atillë që do t’i bëjë ballë lumit të votuesve, e jo atij grushti militantësh që e kanë ndarë mendjen të marrin rol “kamikazi” politik më 30 qershor.

Gjithsesi, nisur nga proklamata e opozitës, m’u desh të hyja në imagjinatë dhe të udhëtoja para në kohë për të parë se ç’do të më ndodhë ditën e votimit. Atë ditë, unë, ashtu si qindra mijë të tjerë, do të shkojmë të kryejmë detyrën sublime të ushtrimit të vullnetit për të votuar. Imagjinata ma thotë se, diku përpara qendrës së votimit, do më dalin nja 2-3 persona dhe do të më kërkojnë të kthehem mbrapsht.

Le të supozoj se nuk do të ketë fare shërbim policor që do ofroj mbrojtje për mua (dhe të tjerë si unë). Nëse unë nuk iu bindem atyre personave, duke vijuar rrugën për tek qendra e votimit, çfarë do të më bëjnë ata? Pyetjet i kam për Lulin e për Monën meqë këta horra i bie që të jenë rekrutuar prej kësaj dyshe:

Do të më qëllojnë për të më vrarë?

Do të më qëllojnë për të më plagosur?

Do të më godasin për të më lënduar fizikisht?

Do të më kërcënojnë për pasoja të mëvonshme?

Ja më qëlloi mua fati i keq të pësoj ndonjërën prej pyetjeve më lart. Ja kështu si unë mund ta pësojnë edhe ca të tjerë. Po mirë, kaq gangstera do jenë këta tuajt që me këto forma kriminale do veprojnë me të paktën 800 mijë shqiptarë?! Apo shpresoni se po e pësuan disa syresh, armata e së paku 800 mijë shqiptarëve do frikësohen e do ndrydhen në shtëpi?!

O të mjerët ju politikanë dritëshkurtër që thurrni dhe ëndërroni skenarë të tillë primitivë. Po si ua nxë edhe goja dhe e thoni publikisht pa ju skuqur faqja, o të paturp faqezinj. Unë, tjetri e tjetri, nuk shkojmë të votojmë se na e kërkon qeveria, por se e kemi në ndërgjegje qytetare e civile për ta ushtruar këtë të drejtë kushtetuese.

Ne e respektojmë në maksimum të drejtën tuaj për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ne as po u kërkojmë më dhunë që ju të votoni, e as po përkrahim përdorimin e forcës që ju ta bëni diçka të tillë. Atëherë, çfarë dreqin keni që nuk tregoheni të arsyeshëm dhe të na lini në paqe ne të tjerëve për të vepruar sipas ndërgjegjes sonë?!

E keni ndarë mendjen që ta pengoni popullin? Epo, çfarëdolloj skenari halucinant të keni sajuar ju djallëzorë, një gjë është e sigurt si drita e diellit dhe këtë nguliteni fort në mendje, Lulzim e Monika. Më 30 qershor, në Shqipëri, do të zhvillohen zgjedhje vendore, doni apo s’doni ju! Dhe ju do humbni thellë, merrni apo nuk merrni pjesë në to!

Next Post
Beograd/Serbët kundër bukëpjekësit shqiptar, i hedhin kokë derri

Beograd/Serbët kundër bukëpjekësit shqiptar, i hedhin kokë derri

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Te lumte Altin.Si guxojne keta vrases,hajdute,imorale dhe vandale te kercenojne nje popull te tere.Vaj medet t,ju japesh pushtet.E tmerrshme!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In