• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qepje të vërteta, fraza të thëna mbrapsht, aktorët e “La Casa de Papel” nuk lënë gjë pa thënë

by A R
30/11/2021 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa historisë më të famshme të grabitjes në botë po i afrohet fundi të cilin pritet ta shohim më 3 Dhjetor, aktorët e “La Casa de Papel” kanë ndarë histori nga sheshxhirimi.

Në një video të publikuar në kanalin e tyre në Youtube, yjet gjenden të gjithë së bashku duke treguar anekdota. “Nuk mund ta dish kurrë se ç’mund të ndodhë kur xhiron një serial aq emocionues sa Money Heist dhe kasti vjen për të na rrëfyer disa histori të paharrueshme”, shkruhet në video.

Anekdota e parë nis me Enrique Arce (Arturo) i cili i drejtohet Pedro Alonso (Berlin) dhe i thotë: “E imja është nga sezoni i parë në atë skenën e mrekullueshme me ty. Në mes të Fabrikës Kombëtare të Monedhës, me aktorin që shtiret sikur qep, por është kirurg i vërtetë, ai i cili tregon duart. Kur unë shkoj, djali i efekteve speciale më thotë: Ai nuk po qepte silikonin, të qepi ty vërtet! Në kraharor!”

Arce zbulon që kishte vërtet tre të qepura dhe historia e tij ndërpritet nga pyetja e Najwa Nimri (Alicia Sierra) që i thotë: “Po s’e kuptove që po të qepnin vërtet?”. Kësaj Arce i përgjigjet duke i thënë se ishte shumë i përfshirë në skenë sa nuk ndjeu asgjë.

Histori të tjera vijnë nga Najwa e Alvaro Morte (Profesori) gjatë skenës së lindjes së fëmijës ku nuk munguan shakatë. Luka Peros (Marseille) zbulon se vuan nga disleksia (çrregullim që shkakton probleme me të lexuarin, folurin ose shkruarin). Për të skenari ishte një sfidë e vërtetë. “Cili plan i pjesës është ky?” (Cila pjesë e planit është kjo), “gashë”(shagë) ishin disa nga frazat të cilat i ngatërronte.

Belen Cuesta (Manila) e plotëson historinë e tij: “Një herë, në vend të thoshte ‘Të heq kapelën’, tha: ‘Skuadra, unë kapelën jua heq”. Momente të tilla vazhdojnë në të gjithë videon gazmore dhe njëkohësisht emocionale të bandës më të famshme të grabitjes.

Next Post
I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori, por mungon denoncimi

I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori, por mungon denoncimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për  zjarrvënie të qëllimshme

Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Drejtësia e re si sindikatë e vjetër

September 28, 2026
Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

September 28, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Partitë në Kosovë ende pa një marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit!

September 28, 2026
Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

September 28, 2026
SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

September 28, 2026
“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

September 28, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

September 28, 2026
“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

September 28, 2026
Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com