• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qentë pa maskë, ky “revolver” pa leje që po merr jetë njerëzish

by A R
02/06/2019 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrea Danglli

Ndonjëherë ngjan sikur të drejtat e qenve respektohen më shumë se sa ato të njerëzve, ku një lehje e dhunuar duket se mbrohet më tepër se sa një individ i kafshuar.

Është pozitive t’i duash dhe t’i mbrosh kafshët, madje akoma më impresionuese është të përqafosh iniciativat që garantojnë shëndetin e tyre për t’i shpëtuar skllavërisë së zinxhirit apo kolibes së lagësht.

Por për ta pasur sa më solid këtë raport miqësor, të ngushtë dhe besnik, është vetë njeriu që duhet të rrisë shkallën e kujdesit për qenin e tij.

Përkëdhelja fatkeqësisht nuk mjafton! Madje edhe një vakt i bollshëm nuk e plotëson detyrimin që ka një pronar për të mbrojtur miqësinë me një qen. Katër putroshi nuk lind i keq, por bëhet i tillë nga rrethanat e jashtme të cilat ndikojnë duke nxitur sjellje agresive. Detyrimisht, lëpira e tij shndërrohet në kafshim nëse e neglizhon, e dhunon, e burgos, e torturon dhe nuk i kryen shërbimet e nevojshme.

Në një vend si ky i yni ku institucionet ligj-zbatuese nuk kanë vullnet të lidhin njerëzit e dhunshëm dhe jo më kafshët agresive, minimumi i detyrës sonë qytetare është të ndërmarrim fushata sensibilizuese për të pasur hapësira publike më të sigurta për vete, të afërmit dhe komunitetin ku jetojmë. Nëse organet shtetërore janë ende në gjumë, kjo nuk do të thotë se ne duhet të presim që ato të zgjohen veç nga kafshimi i ndonjë qeni dhe deri atëherë të sodisim fatkeqësitë.

Jo. Emergjenca në terren klith që të pasqyrojmë përpara se të shënohen viktima, ndaj reagimi sot na nxjerr nga praktika e zakonshme që sensibilizimi social nis veç kur dikush mbyll sytë përfundimisht dhe harrohet fluturimthi.

Meqenëse ne nuk kemi ende një “Institut të Qenve” që të përpilojnë raporte të hollësishme mbi sjelljet, socializimin, gjendjen në terren, vaksinimin apo jetës emocionale të tyre, një skuadër modeste e mbështetur nga “Lëviz Albania” dhe dhjetëra qytetarë të shqetësuar, u përpoqën të bëjnë një monitorim për dy vatra rreziku në Tiranë: Parku i liqenit dhe “Rinia”.

Në këto dy hapësira shumë të frekuentuara, ka mjaft nga ata qytetarë që zgjedhin të kalojnë orë të tëra shoqëruar nga katër putroshët e tyre. Në njërën anë kemi të përgjegjshmit që numërohen me gishta dhe në anën tjetër të papërgjegjshmit që i lënë krejtësisht të lirë qentë e tyre. Pa maska, pa qafore dhe zinxhirët e nevojshëm, këto qenie kaq të dashura me gjasa shndërrohen në “armë” rreziku për individët. Sjellja e tyre e pakontrolluar, mund t’i kushtojë abortin një zonje shtatzënë, infraktin një zotërie të moshuar, gangrenën një diabetiku, tmerrin një fëmije, plagosjen një të riu, deri dhe vdekjen e pashmangshme një fatkeqi që bie pre.

Sipas të dhënave statistikore që ofrohen nga shërbimi shëndetësor në QSUT, vetëm gjatë 24 orëve mesatarisht marrin ndihmën e parë mjekësore të paktën 4 qytetarë të sulmuar nga qentë. Pra, gjithnjë sipas këtyre shifrave, katër familje të lënduara, katër familje të tromaksura, katër familje të shqetësuara që çdo ditë ikin përfundimisht nga këto perimetër të gjelbra. Po në një javë, në një muaj në një vit?

Ndoshta ndokush, nga përzemërsia do të nxirrte tezën se “Qentë janë një dashuri e vërtetë dhe nuk duhet t’i izolojmë”. Jam krejtësisht dakord, por le të kuptohemi. Askush nuk po kërkon “dënimin” e kafshëve, por kujdesin dhe përgjegjshmërinë e pronarit që qeni të mos e humbasë besimin te njeriu. Kjo nuk është një kërkesë e tepërt që hedh poshtë tezën, por i shërben përmbushjes së saj sa më denjësisht.

“Dënim” është kur e kyç brenda mureve të apartamentit, nuk e ushqen sistematikisht, s’i kryen kontrollin veterinar, e dhunon me sende të forta, e përdor për përleshje, i pret veshin, i heq bishtin apo e braktis rrugëve pa zot pasi të ka dalë nga qejfi. Kjo neglizhencë e njeriut, referuar studimeve të kryera nga specialistët e rritjes së kafshëve, ndikojnë negativisht te qentë duke i bërë ata t’i përgjigjen me sulm çdo provokimi të jashtëm.

Imagjinoni për një moment se si mund të reflektohet në trurin e një pit bulli, rotvajleri apo bull dogu një terren i vështirë si ky i yni ku “çmenduritë” janë shndërruar në normalitet. Nëse gjenden pa maska, mos u çudisni kur tërbimi i tyre të shfaqet përmes dhëmbëve vdekjeprurës.

Parqet e gjelbëruara janë për fëmijët e buzëqeshur, për balonat që fluturojnë, për të moshuarit që ndajnë kujtime, për të rinjtë që shkëmbejnë një puthje, për kafshët e sigurta, për adoleshentët që nisin një aventurë dhe për çdo qenie që reflekton dashuri.

Kjo vlen edhe për rrugët, rrugicat, sheshet, qendrat, lagjet, banesat dhe çdo perimetër publik që duhet të jetojë i harmonizuar.

Nëse edhe ne bëjmë betejat tona mbi përmbushjen e këtij misioni, atëherë do shmangim ngjarjet fatale dhe pyetjen e kobshme: Po tani kush ka përgjegjësinë, qeni pa maskë, pronari pa tru apo institucionet pa zot?!

Next Post
Horoskopi ditor, e hënë 15 janar 2018

Horoskopi javor, 3 qershor deri 9 qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të dhënat e AMA-s nxjerrin blof Këlliçin për transmetimin e protestës!

Të dhënat e AMA-s nxjerrin blof Këlliçin për transmetimin e protestës!

September 22, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet litri i naftës dhe benzinës!

September 22, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Hetimet për Ergys Agasin/ SPAK në aksion, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi në Durrës! (EMRAT)

September 22, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

September 22, 2026
Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

September 22, 2026
Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” për kreun e SHISH, kërkesa nga SPAK

September 22, 2026
Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

September 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Golem, turisti belg bie nga kati i tretë i hotelit dhe humb jetën! Dyshimet e para të Policisë, mister shkaqet

September 22, 2026
Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

September 22, 2026
“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com