Imazhi i qenit që qëndron pranë arkivolit të Bush, është cilësuar si foto e ditës në mediat ndërkombëtare. Qeni, i shërbimit me emrin Sully, i rracës Labrador, i cili i bënte shoqëri ish-Presidentit George H.W. Bush do të udhëtojë me arkivolin e Bushit në fluturimin e tij në Uashington DC, ku dhe do të mbahen homazhet.
Jim McGrath, zëdhënësi i Bush, publikoi këtë foto të Sully pranë arkivolit të Bushit të dielën, ndërsa shkruan: “Misioni mbaroi”.
Që prej ndarjes nga jeta të ish-presidentit qeni nuk ka lëvizur për asnjë moment nga arkivoli.
Silly, një qen shërbimi shumë i trajnuar do të kthehet në shërbim për të ndihmuar veteranë të tjerë dhe do shkojë në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, lajmëroi ish presidenti George W. Bush në një postim në Instagram.
“Ne do të na mungojë shumë por ngushëllohemi duke e ditur që do sjellë të njëjtin gëzim në shtëpinë e tij të re, Walter Reed”, – shkroi Bush.
Sully mund të kryejë një listë prej dy faqesh me komanda, duke përfshirë përgjigjjen në telefon dhe marrjen e artikujve.
Ish-presidenti George H.W. Bush u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare më 30 nëntor.
a.çupaj