• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Qeni më ndihmoi në përleshjen me arushën”, kuksiani: Janë shtuar kafshët e egra me moratoriumin

by A R
23/07/2017 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 45-vjeçar nga Kukësi ka rënë preh e një  sulmi nga një ari. Fatmirësisht ai ka shpëtuar, ndonëse është ndeshur me kafshën e egër, e cila e ka plagosur në gjymtyrët e sipërme.

Babai i 5-fëmijëve në një rrëfim për Channel One, thotë se ka përjetuar moment vërtetë të frikshme, por falë ndihmës që i ka dhënë qeni i tufës së bagëtive, ai ka arritur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së një dite më parë, ku siç rrëfen Fasli Karaxha, arusha e ka ndjekur nga pas, duke bërë që ai të ndeshet me të, ndonëse frika ka qenë e madhe dhe ai është plagosur në gjymtyrët e sipërme.

“Unë kam qenë në bjeshkën e fshatit, duke kullotur tufën time të bagëtive. Ne e dinim që arusha apo ariu mund të na bënte dëme në blegtori, por që të na ngacmonte edhe ne, jo. Në bjeshkën tonë bari është shumë i madh dhe kur e pashë në fillim mu duk e vogël, por kur mu afrua pas shpine u tremba shumë. Fatmirësisht isha me qenin e tufës së deleve dhe ai më ndihmoi shumë. U ndeshëm, pasi e kapa nga veshët dhe e vura poshtë, por ishte shumë e madhe dhe falë ndërhyrjes së qenit mu largua. Më ka goditur në dorën e djathtë dhe kam pasur shumë gjakderdhje. Menjëherë kam njoftuar infermierin dhe kam përfunduar në spital. E them me bindje se, kafshët e egra janë shtuar, pasi edhe moratorium i gjuetisë ka ndikuar për shtimin e tyre. Kam përjetuar një frikë të paparë,”-është shprehur Fasliu.

Edhe banorët e tjerë të fshatit thonë se kafshët e egra janë shtuar shumë kohëve të fundit, ku moratorium i gjuetisë, duket se ka ndikuar për shumimin e tyre. Megjithatë, ata thonë se të tilla kafshë kanë filluar të kthehen në shqetësim, sakohë që po dëmtojnë kulturat bujqësore, por edhe tufat e bagëtive.

“Kanë ndodhur ngjarje të tilla, por shumë të rralla. Ne i shohim çdo ditë, kryesisht në orët e vona të mbrëmjes, por që të dalin ditën në stanet tona kjo është hera e parë që ndodh. Nuk i vrasim dot, pasi është e ndaluar, por po na krijojnë probleme edhe për bagëtitë,”- thonë banorët e zonës.

Në fshatrat e thellë të qarkut të Kukësit, kafshët e egra si ujku, ariu, dhelpra etj janë të shumtë, ku banorët e zonës prej kohësh i kanë dhënë fund edhe gjuetisë pa kriter, duke krijuar një klimë të favorshme për shtimin e tyre.

Next Post
VIDEO/ Sekuestrohet drogë me vlerë 12 mln euro në brigjet e Barit, pranga dy skafistëve nga Vlora

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë në brigjet italiane, prangosen 2 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com