Qeni kafshon fëmijën 5-vjeçar në Tiranë, vogëlushi përfundon në spital! Merret nën hetim pronari i kafshës

Një fëmijë 5-vjeçar përfundoi në spital pasi u kafshua nga qeni i pronarit të një banese, pak pasi vogëlushi kishte hyrë në oborr.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, njoftuan sot (7 qershor) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 61-vjeçarin A. A.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Bushi” në kryeqytet.

“Kafsha e tij (qen) ka kafshuar një të mitur 5 vjeç, i cili kishte hyrë në oborrin e banesës së 61-vjeçarit. Aktualisht 5-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia për detajet e para të ngjarjes.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com