• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qëndrimi i Berishës ndaj SPAK do të gjykohet në 11 maj

by Ervis Iljazaj
07/01/2025 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Sali Berisha ndryshe nga hera e parw ka vendosur të zbatojë vendimin e gjykatës dhe masën e dhënë ndaj tij, detyrim paraqitje. Nëse do ta bënte që në fillim, ai dhe partia e tij nuk do kishte humbur një vit nga aktiviteti politik. Nuk kuptohet se çfarë fitojë duke refuzuar të zbatonte vendimin e gjykatës, duke qenë se tani ndodhet në të njëjtën situatë. Gjatë periudhës së arrestit shtëpiak ai e ktheu shtëpinë e tij në një vend të tubimi politik, kryesisht duke sulmuar SPAK. Me sa duket, kë të gjë tani do ta bëjë përpara dyerve të SPAK dy herë në muaj.

Edhe sot, nuk munguan sulmet ndaj organit të drejtësisë duke e akuzuar si të kapur politikisht, organizatë kriminale apo epitete të tjera denigruese. Kjo është një retorikë politike që me të gjitha gjasat do të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Madje, duket sikur qëllimi politik i Partisë Demokratike dhe Berishës është çmontimi i SPAK dhe jo largimi i Ramës. Sepse energjitë e harxhuara në këtë drejtim dhe për këtë synim janë të shumta dhe s’po e lejojnë opozitën të mendojë për gjë tjetër. Ky është një minus i madh në raport me kundërshtarin, që edhe në këtë drejtim, ka një qasje komplet ndryshe.

Edhe pse në publik pushteti dhe Edi Rama e mbron SPAK dhe pretendon madje që është “krijesa” e tij, nën rrogoz bënë të pamundur për t’ja vështirësuar punën. Sepse është e qartë që puna e SPAK dhe hetimet e tij, po e ekspozojnë qeverinë si një qeveri të korruptuar. Nëse qytetarët mendojnë sot se korrupsionin i kësaj qeverie është në nivele të larta, kjo është edhe falë punës së SPAK. Gjithsesi, në sytë e opinionit publik Partia Socialiste dhe Edi Rama duket sikur e mbrojnë drejtësinë dhe e mbështesin atë.

Dy qasje të ndryshme të palëve politike të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ku njëra e konsideron organizatë kriminale dhe tjetra e mbështet, edhe pse asnjëra prej tyre nuk e do dhe do të bëjnë të pamundurën për ta çmontuar strukturën e posaçme kundër korrupsionit. Dhe këto dy qasje padyshim që do të gjykohen në 11 maj, në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Ndër të tjera, qytetarët shqiptarë do t’i gjykojnë palët politike edhe për qasjen që kanë patur ato me drejtësinë e re dhe kryesisht SPAK.

Është e qartë që në shumicë qytetarët kërkojnë hetimin e niveleve të larta të pushtetit për korrupsionin duke qenë se korrupsioni ka qenë një nga plagët më të mëdha të tranzicionit tonë.

Nëse Berisha në qasjen dhe akuzat ndaj tij ndaj SPAK ka të drejtë apo jo, do të shqyrtohet nga qytetarët në 11 maj. Në fund, gjykata që do të japë verdiktin final është ajo e popullit, në kuptimin elektoral të tij. E vërteta është se deri më tani, nga të gjitha sondazhet, SPAK rezulton një institucion i besueshëm. Këto sondazhe do të vërtetohen në zgjedhjet e ardhshme nëse janë të vërteta apo jo. Sepse pro ose kundër SPAK, do të jetë një elementë i rëndësishëm për vendimin që do të kenë shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit.

Fokusi kryesor i opozitës dhe i Partisë Demokratike kundër SPAK do të duket në 11 maj nëse është një strategji e duhur ose jo. Në 11 maj do të duket nëse qytetarët do të vlerësojnë strategjinë e Berishës që mbrohet nga drejtësia dhe e sulmon atë, apo Ramës që sakrifikon njerëzit e tij të afërt me qëllim marrjen e flamurit të njeriut që mbron drejtësinë.

Next Post
U dënua për tjetërsim pronash në Shëngjin, policia në kërkim të ish-kryebashkiakut demokrat

U dënua nga Apeli me burg, por u arratis! Frrokaj kërkesë Gjykatës së Lartë: Ma pezulloni vendimin me burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia e Veliajt ndaj Dados, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Padia e Veliajt ndaj Dados, ja kur do të mbahet seanca e radhës

May 8, 2026
Veliaj nxjerr “zbuluar” Ols Dadon: Më është qepur për inceneratorin e Teatrin! S’gjeti gjë dhe hyri te familjarët!

Veliaj nxjerr “zbuluar” Ols Dadon: Më është qepur për inceneratorin e Teatrin! S’gjeti gjë dhe hyri te familjarët!

May 8, 2026
Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Opozita nuk ndalet deri në fitore

Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Opozita nuk ndalet deri në fitore

May 8, 2026
Analiza: Çfarë ndodh nëse Evropa ia beson sigurinë e saj industrisë gjermane?

Analiza: Çfarë ndodh nëse Evropa ia beson sigurinë e saj industrisë gjermane?

May 8, 2026
Veliaj: Qytetari s’mund të mbetet pa të drejtë përballë pushtetit të drejtësisë

Veliaj: Qytetari s’mund të mbetet pa të drejtë përballë pushtetit të drejtësisë

May 8, 2026
Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

May 8, 2026
Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

May 8, 2026
Veliaj në sallën e gjyqit: E di e gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror!

Veliaj në sallën e gjyqit: E di e gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror!

May 8, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

May 8, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Vrasja e Rexhep Ismailit/ Kush është Tori Ruçi, që u bë shkak për konfliktin

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In