• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qëndrimet e Presidentëve në raport me mazhorancat”, ISP: Institucionet shihen si mburojë

by Java News
10/09/2019 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar së fundmi një studim lidhur me raportin mes presidentëve të Republikës së Shqipërisë me mazhorancave.

Studimi është i shtrirë në periudhën kohore, nga viti 1991 me president Ramiz Alinë, duke përfshirë më pas të gjithë presidentët deri tek aktuali Ilir Meta.

E plotë nga ISP:  

Historia e Presidentëve 1991-2019 është e ndërlidhur ngushtë me llojin e mazhorancave politike dhe emrat e kryeministrave gjatë mandatit të tyre.

Kur kryeministrat kanë pasur protagonizëm personal dhe kontroll të mazhorancës, ata e kanë përdorur qeverinë dhe parlamentin për të sulmuar, denigruar apo izoluar Presidentin e Republikës. Ka pasur edhe raste të tjera kur vetë Presidentët, në kushtet e rotacionit politik në qeveri, kanë shfaqur sjellje agresive ndaj mazhorancave, në varësi nga natyra e Presidentit, nëse ai ka qenë institucional (mbi palët) apo i njëanshëm (në mbështetje të palës që e ka zgjedhur).

Faktori i tretë lidhet me kompetencat kushtetuese. Presidentët e periudhës 1991-1998 kanë pasur kompetenca të tjera kushtetuese, shumë më të mëdha sesa Presidentët pas 1998. Gjithashtu, Presidentët pas 2008 janë ndeshur me rritje kushtetuese të kompetencave të kryeministrit, duke sjellë edhe dobësimin e tyre në raport me institucionet ekzekutive dhe parlamentin.

Tabela më poshtë e Institutit të Studimeve Politike (ISP) përmbledh të dhënat e Presidentëve prej 1991. Ramiz Alia ishte një vit President, më pas dha dorëheqjen pas rotacionit të vitit 1992, megjithatë nën mazhorancën e re u vu nën hetime dhe më pas u arrestua dhe u dënua për akte që lidhen me periudhën përpara detyrës së Presidentit. Rexhep Meidani u bë President më 1997, por kaloi një vit të vështirë në raportet personale me kryeministrin Nano, sidomos në debatin për ndryshimet në qeveri më 1998. Raportet e tij të mëvonshme me kryeministrat Majko e Meta ishin pozitive.

Alfred Moisiu ishte Presidenti i vetëm konsensual dhe që nuk ka qenë funksionar në asnjërën nga partitë politike. Presidenca e tij u përball me sulme të njëanshme në vjeshtën e vitit 2003 nga e djathta, më 2004 nga e majta dhe pas 2005 përsëri nga mazhoranca e re e djathtë. Bamir Topi pati mbështetjen e mazhorancës deri në ndryshimet kushtetuese 2008, por u sulmua ashpër prej saj sidomos pas janarit 2011.

Meidani dhe Topi janë presidentët e vetëm që patën të njëjtën mazhorancë gjatë mandatit të tyre presidencial, dhe se Topi, pati të njëjtin person kryeministër përballë. Bujar Nishani u emërua President nga mazhoranca e djathtë më 2012, kaloi një vit të qetë me të derisa rotacioni politik 2013 i solli konflikte të dyanshme midis tij dhe mazhorancës së re të majtë.

Ilir Meta u bë President nga e majta më 2017 dhe vijon të jetë në post, ndërkohë që pas një viti të qetë, gjatë 2019 nisi një krizë politike që kulmoi me ngritje të komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e tij.

Konkluzioni? Shqipëria vazhdon të ketë traditë të brishtë institucionale dhe rivalitet personal për protagonizëm politik, ku institucionet janë mburojë e pasojë, jo bazë referuese.

Figura kryesore politike midis 1991-1998 ishte Presidenti, por pas Kushtetutës së vitit 1998 dhe sidomos pas 2008, pushteti i kryeministrit është de facto më i madh sesa edhe presidentët e viteve ’90. Kurba e pushtetit ka përcaktuar kurbën e marrëdhënieve dhe se në tri dekada ka vetëm një rast konsensual, – një dallim i madh nga praktikat e shumta konsensuale në Itali, Gjermani, Greqi dhe vende të tjera perëndimore të natyrës parlamentare.

Next Post
Peza N’Fest më 15-16 shtator, plot surpriza në 77 vjetorin e Konferencës

Peza N’Fest më 15-16 shtator, plot surpriza në 77 vjetorin e Konferencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma Territoriale, zbulohet propozimi i PS: Ja si do të shkrihen 15 bashki

July 30, 2026
Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

July 30, 2026
Sherr me pronarët e kopshtit të fëmijës, procedohet 29-vjeçarja në Tiranë

Edukatorja goditi 2-vjeçarin me shuplakë sepse po qante, detaje nga ngjarja në Tiranë

July 30, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Shehaj rrëmbeu dokumentin sekret, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal. Prokurori po verifikon pretendime dhe…

July 30, 2026
Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ja si do i shpenzojë

Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ja si do i shpenzojë

July 30, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Marrëveshja e huas me SHBA-të, Berisha: E mbështesim, por kundërshtojmë procedurën e ndjekur

July 30, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Arrestohet edukatorja e një kopshti privat, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar

July 30, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Lëvizja më e fuqishme e kontinentit”, Berisha u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës

July 30, 2026
Policia shqiptare konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Del sot para gjykatës në Francë

Prangosja e Ermal Beqirajt jo rastësi, kreu i SPAK: Kishim informacion prej javësh…

July 30, 2026
Sherri/ Goditi me grushte bashkëmoshatarin në ambientet e gjimnazit, vihet nën hetim 17-vjeçari

Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com