• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qëndresa e opozitës kundër integrimit Europian të Shqipërisë…

by Java News
12/04/2018 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Dritan Musta/

Opozita shqiptare trazoi sërish sallën e parlamentit me sulmet fizike ndaj kryeministrit, duke u justifikuar më një fjali klishe të gjuhës politike, “në emër të qëndresës qytetare”.Kjo “qëndresë” sipas Kryemadhit e Bashës bëhet në emër të kuksianëve të burgosur, lidhjeve të qeverisë me krimin e të tjera arsye si këto, por ajo që vështirë se gjen justifikim është se pse deputetëve u shkon ndërmend të marrin me vete miell për të goditur kryeministrin në shenjë proteste.

Kjo sellje e paramenduar dhe e parapërgatitur nga opozita, agresive dhe jashtë çdo norme, të lë të kuptosh se arsyeja është përtej fjalimeve shabllone “për krimin e drogën që ka kapur vendin”.

Fjalori denigrues, aktet e dhunës, reflektojnë as më shumë e as më pak frikën nga drejtësia e vërtetë dhe asaj që mund të sjellë reforma në drejtësi. Agresiviteti i Flamur Nokës, Lulzim Bashës, Monika kryemadhit nuk është revoltë për kuksianët, por panik nga ajo që i pret.

Në këtë logjikë, problemi i tyre nuk është Edi Rama, por shteti ligjor që duhet ta shmangin me çdo kusht. Nuk është rastësi që të dy, Basha e Kryemadhi intensifikojnë gjuhën e baltës dhe vrerin mbi të ardhmen e vendit në një moment të rëndësishëm, kur pritet që Komisioni Europian t’i japë dritën jeshile të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Në 17 Prilll pritet që KE të japë një rekomandim pozitiv për integrimin e Shqipërisë në BE. Edhe pse në favor të Shqipërisë, kjo nuk është në favor të Kryemadhit e Lulzim Bashës.

Integrimi Europian dhe një Shqipëri që progreson përmes reformash nuk janë as të dëshiruara nga dy politikanë të zhytyr deri në grykë në korrupsion, vjedhje, abuzimesh me ligjin. Në panikun për të shpëtuar kokën, e vetmja alternativë për ta mbetet futja e një thike pas shpine Shqipërisë, duke e nxirë me çdo kusht e duke ia blatuar çdo faj e çdo kosto vetëm Edi Ramës.

Në fakt, kostoja e sjelljes së Bashës nuk bie mbi Edi Ramën, por mbi shqiptarët, nuk bie mbi qeverinë por mbi Shqipërinë. Shfaqja e sotme e opozitës i tregon partnerëve tanë se në Shqipëri, vendin që po lufton kaq shumë përmes reformash për arritjen e standardeve europiane, kemi të bëjmë edhe me një grusht politikanësh të pamaturuar, që janë gati të vendosin veten dhe partinë mbi Shqipërinë.

Next Post
Gjermania: Pa u konsultuar me ne, s’ka ndërhyrje ushtarake individuale në Siri

Gjermania: Pa u konsultuar me ne, s’ka ndërhyrje ushtarake individuale në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

“Berisha s’ka asnjë shpresë për të sjellë partinë në pushtet”, Alesia Balliu: Po e mban PD me dhunë, duke e trajtuar si pronë private

May 4, 2026
Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, autoritetet: Rrëzuam tre raketa iraniane

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, autoritetet: Rrëzuam tre raketa iraniane

May 4, 2026
“Në botë nuk i merr njeri t’i burgosë menjëherë”, Malaj: Mbajtja në qeli e njerëzve pa prova, krijon kosto të trefishta!

“Në botë nuk i merr njeri t’i burgosë menjëherë”, Malaj: Mbajtja në qeli e njerëzve pa prova, krijon kosto të trefishta!

May 4, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

“Shqiptarët janë shumë të egërsuar në timon”, eksperti ngre alarmin: 23 viktima për 3 javë nga aksidentet

May 4, 2026
Aksidenti në Durrës/ Berisha replika me Ballën: Shoferi nuk u arrestua më parë se është terrorist i votave!

Aksidenti në Durrës/ Berisha replika me Ballën: Shoferi nuk u arrestua më parë se është terrorist i votave!

May 4, 2026
Pasagjer në aksident? Avokatja: Ke të drejtë dëmshpërblimi financiar, ja informacionet që duhet të dini!

Pasagjer në aksident? Avokatja: Ke të drejtë dëmshpërblimi financiar, ja informacionet që duhet të dini!

May 4, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Gjykata e Lartë rishikon praktikën e arrestit me burg, Spahiu: Vendim historik, por jo zgjidhje përfundimtare

May 4, 2026
Pas tragjedisë në Durrës, Taulant Balla: ‘Të fortët’ e lagjeve s’kanë pse të kenë patentë! Duhen ndryshime urgjente në Kodin Penal

Pas tragjedisë në Durrës, Taulant Balla: ‘Të fortët’ e lagjeve s’kanë pse të kenë patentë! Duhen ndryshime urgjente në Kodin Penal

May 4, 2026
Akuzat e Berishës në Kuvend për skemën e fermerëve, Braçe: Fjalët që thuhen këtu duhet të kenë edhe logjikë

Akuzat e Berishës në Kuvend për skemën e fermerëve, Braçe: Fjalët që thuhen këtu duhet të kenë edhe logjikë

May 4, 2026
Berisha në Kuvend: Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”! Ja çfarë po përgatit kryeministri

Berisha në Kuvend: Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”! Ja çfarë po përgatit kryeministri

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In