• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendrat Shëndetësore Turistike, Beqaj: 24 mijë pushues kanë marrë shërbim pranë plazheve

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 23800 pushues dhe turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjitha qendrat shëndetësore turistike të çelura në të gjithë vendin që nga data 15 qershor. Shifra është bërë publike nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të realizuar pranë Qendrës Shëndetësore të ngritur posaçërisht për sezonin turistik tek zona e Malit të Robit, në Golem. Kreu i shëndetësisë ka pohuar se me ofrimin e këtij shërbimi në zonat turistike ky sezon ka qenë edhe më i plotë për turistët.”

“Praktikisht, nga nisja e këtij shërbimi në 15 qershor deri në fund të javës së parë të gushtit, jemi në 23800 pushes që kanë marrë shërbimin në këto qendra shëndetësore, dhe ne besojmë se u kemi plotësuar atyre pushimet, kemi kontribuuar në një sezon turistik të suksesshëm, por japim edhe më shumë garanci për operatorët turistikë që në paketat e tyre të ofertave kanë edhe këtë element garancie minimale,” nënvizoi ministri.

Nga ana tjetër, mjekët e kësaj qendreje shëndetësore kanë treguar se rastet më të shpeshta tek fëmijët janë gastroenteritet, infeksionet dhe pickimet nga insektet apo peshqit, kurse tek të rriturrit, problemet kardiake dhe diabeti.” Numri i rasteve ka ardhur duke u shtuar, sidomos këtë 3 javëshin e fundit, duke shkuar deri në 40-50 vizita përgjatë 24 orëve.

Deri më sot, kemi realizuar 1500 vizita, ku pjesa më e madhe kanë qenë femijë me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore por edhe gastroenterite apo reaksione alergjike, kurse pjesa tjetër i takon moshave më të mëdha me kriza hipertensive apo çrregullime të diabetit,” ka pohuar Esmeralda Zaçe, mjeke pranë kësaj QSH-je.

Kjo e fundit ka theksuar, se QSH-ja është e pajisur me të gjitha barnat dhe aparaturat e duhura per të trajtuar urgjencat e ndryshme. “Shërbimi shëndetësor ka funksionuar nga 15 qershori deri më sot, përgjatë 24 orëve, duke u përpjekur që t’u përgjigjemi të gjithë urgjencave në kohë sa më të shpejtë të mundshme, duke pasur si ndihmesë furnizimin e plotë me barna dhe të gjitha materialet e mjekimit që na duhen për të përballuar këto raste, që nga defibliratori, EKG-ja, glukometri, saturometri, si dhe autoambulanca, e cila na është përgjigjur në çdo kohë,” theksuan bluzat e bardha.

Angazhimin dhe përkushtimin e personelit, kreu i shëndetësisë nuk harroi ta verë në dukje përmes falënderimeve, duke pohuar se shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin, dhe sidomos në zonat turistike, ka qenë në gatishmëri të plotë. “Kemi një shërbim korrekt, profesional, dhe është arritur që të ketë një shërbim normal me barna dhe materiale mjekësore të nevojshme për urgjencat verore. Unë do të falenderoj mjekët dhe infermierët qe punojnë me profesionalizëm këtu, por edhe drejtuesit e QSH-ve në Durrës dhe në Kavajë, që bashkërisht arrijnë të shërbejnë këtu apo në rastet kur duan të percjellin pacientë të ndryshëm ne spital qoftë më shërbimin e autoambulancës,” pohoi ministri Beqaj.

Gjatë 2 javëve të fundit në të gjitha Qendrat Shëndetësore Turistike është vëne re një rritje e numrit të pacientëve për shkak të fluksit të madh të pushuesve në këto zona.

Next Post

Notari etiopian bëhet “yll” i rrjetit, arrin 15 sekonda pas të parit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In