Mbi 19 mijë shërbime mjekësore janë dhënë në kohë dhe me cilësi oër turistët në 28 qendrat shëndetësore verore përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat turistike malore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi qendrën shëndetësore në Shëngjin, në një prej zonave më të frekuentuara gjate stinës së verës.
Duke theksuar se shrbimi në qendrat shëndetësore verore do të vijojë të ofrohet deri në fund të muajit gusht, Manastirliu tha se në 28 qendrat shëndetësore verore po ndiqet një protokoll i caktuar për identifikimin e të dyshuarve me COVID19.
“Shërbimi nuk do të mungojë, do të vijojnë të jepen deri në fund të muajit gusht pa ndalur asnjë moment kujdesin shëndetsor, me fokus edhe tek të gjithë ato raste të dyshuara me COVID19. Janë më shumë se 80 raste të dyshuara deri tani, që janë referuar te epidemiologet, për të verifikuar gjendjen e tyre shëndetësore”, tha Manastirliu.
Në 28 qendrat shëndetësore verore shërbejnë 160 mjekë dhe infermierë 24/7, të trajnuar edhe për situatën e epidemisë. Qendrat shëndetësore verore janë:
Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh do të ofrojnë shërbim deri në 31 Gusht 2020.