• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Qendrat e emergjencës: Vaksinim moshash kundër gripit për të gjithë

by Java News
30/11/2019 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Durrës, 30 Nëntor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot nga pikat e emergjencës në Durrës se janë në dispozicion të të prekurve nga tërmeti vaksina falas kundër gripit.

“Jemi në një periudhë ku edhe virozat janë të shpeshta, ndaj kemi vendosur që vaksinimin e gripit ta shtrijmë edhe në kampet dhe pikat e emergjencës për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, përveç qendrave shëndetësore ku ofrohet falas vaksina e gripit,” – tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se në të gjitha pikat e emergjencës ka mjekë dhe infermierë që ofrojnë shërbim shëndetësor dhe për çdo rast ambulancat e urgjencës kombëtare janë në gadishmëri ku qytetarët mund të telefonojnë në numrin 127.

Rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.

Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.

Next Post
Post Tërmeti/Modeli gjerman i bëri abuzuesit me ndërtimet që të shkonin para drejtësisë

Për të dëmtuarit/ Ja 4 hapa si të përfitoni strehimin në hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com