• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendra zvicerane e trajnimeve për shërbimet e emergjencës në Pezë përuron ambiente të reja

by Java News
07/11/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori zviceran dhe Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social ishin sot Pezë për të përuruar ambiente dhe pajisje të reja në Qendrën e Trajnimeve për Shërbimet e Emergjencës – një nisëm e Fondacionit Zviceran për Inovacion (SFI)

Një zgjerim i ambienteve dhe instalim i pajisjeve dhe mobiljeve të dhuruara nga Policia Federale e Zvicrës do të mundësojnë më shumë trajnim dhe arsim të vazhduar për shërbimet shëndetësore, policinë dhe zjarrfikësit. Në përurimin e ambienteve morën pjesë Ambasadori zviceran Christoph Graf, Zv. Ministrja e Shëndetësise Ardjana Jaku, dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Edukimin në Vazhdim, Entela Shehu. 

“Kjo Qendër do të trajnojë profesionistë shqiptarë të shëndetësisë, policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse, dhe gjithashtu edhe kompani dhe institucione që kanë nevojë të trajnojnë stafin për shërbime emergjence. Cilësia zvicerane është e garantuar: në këtë qendër unë ndihem si në Zvicër. Disa nga vlerat më të mira zvicerane duken qartë në punën e kësaj qendre dhe të fondacionit: cilësia; preçizioni dhe inovacioni”, tha Ambasadori Christoph Graf.

Zv. Ministrja e Shëndetësise Ardjana Jaku shprehu falënderime të ngrohta për punën që kryen kjo qendër. “Edhe në emër të Ministres ju deklaroj që dera e Ministriës është gjithnjë e hapur për bashkëpunim me Fondacionin Zviceran për Inovacion”, tha Zj. Jaku.

Qendrën e Trajnimeve për Shërbimet e Emergjencës u ngrit në 2007 nga Fondacioni Zviceran për Inovacion dhe ka ofruar kurse trajnimi mbi shërbimet e emergjencës dhe sigurinë teknike gjatë këtyre 10 viteve. Qendra ofron trajnim profesional sipas modelt ‘dual’ zviceran: një kombinim i teorisë me praktikën e llojit ‘duart në punë’ e cila është provuar superiore ndaj modelit kryesisht teorik.

Profesionistët që punojnë në shëndetësi, polici, ushtri, brigadat zjarrfikëse ose në sigurinë teknike, do të përfitojnë nga kurrikulumi i një standardi të lartë të kësaj qendre. Po ashtu shumë kompani apo institucione të cilat duan të përmirësojnë kapacitetin për të trajtuar emergjenca apo rreziqet në punë, po marrin kurse të shkurtra për të trajnuar punonjësit.

Motoja e deklaruar e Qendrës së Trajnimeve për Shërbimet e Emergjencës është ‘të shpëtojmë jetë dhe të parandalojmë dmëtimet dytësore’. Duke rritur ndërgjegjësimin mbi mënyrën se si duhet përgjigjur ndaj aksidenteve, çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë gjatë rasteve të emergjencës, qendra synon të përgatisë profesionistët dhe qytetarët për raste të tilla.

Fondacioni Zviceran për Inovacion – SFI – është një organizatë jo-fitimprurëse e cila kryen aktivitete që nga viti 1991. ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e mërkurë 8 nëntor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!

October 22, 2026
Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Rusinë

Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda

October 22, 2026
Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

October 22, 2026
Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

October 22, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca

October 22, 2026
Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme

Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit: S’ka dialog me autokracinë!

October 22, 2026
Juventusi synon talentin shqiptar, “fërkon duart” edhe Shqipëria!

Juventusi synon talentin shqiptar, “fërkon duart” edhe Shqipëria!

October 22, 2026
“Të japin karotën, por…”- Eksperti shpjegon sa ka përfituar Shqipëria, 13 vite Proces Berlini, miliarda euro dhe dhjetëra marrëveshje!

“Të japin karotën, por…”- Eksperti shpjegon sa ka përfituar Shqipëria, 13 vite Proces Berlini, miliarda euro dhe dhjetëra marrëveshje!

October 22, 2026
Polonia arreston të dyshuarin e dytë për vrasjen e artistit rus që kritikoi Putinin

Polonia arreston të dyshuarin e dytë për vrasjen e artistit rus që kritikoi Putinin

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In