• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qendra “Res Publica”, e indinjuar për mbylljen e çështjes së 21 Janarit

by Java News
27/04/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra “Res Publica”, në cilësinë e zyrës që ka ofruar ndihmë ligjore për familjet e viktimave të 21 Janarit shpreh indinjatë të thellë për kapakun që Gjykata e Lartë i vuri çështjes së 21 janarit.

Mbyllja e kësaj dosjeje, “për procedurë”, nuk i bën nder as Gjykatës së Lartë dhe as gjykatave të mëparshme që kanë vënë secila nga një vulë turpi mbi këtë dosje me peshë të rëndë faji.

Për të gjithë ata që nuk kanë njohuri juridike, mospranimi i rekursit do të thotë që Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar fare për shqyrtim këtë dosje. Gjykata e Lartë nuk merret me faktet, por ajo gjykon mbi mënyrën se si ligji penal dhe procedurat janë zbatuar. Mospranimi i rekursit ndodh kur pala që bën rekurs nuk ngre asnjë çështje të tillë për diskutim.

Por, a është e lehtë të besohet që prokurorët, të cilët supozohet se e njohin ligjin, nuk ditën të ngrenë as edhe një problem të vetëm që ja vlente të paktën për ta diskutuar në seancë gjyqësore? A duhet besuar kaq lehtë që prokurorët bënë një rekurs sa për sy e faqe? Kaq saktë qenkan zbatuar ligjet në këtë proces gjyqësor nga gjykatat më të ulëta, sa nuk ja vlente as të diskutoheshin të paktën në një seancë gjyqësore? Po të jetë kështu vërtet, që rekursi paska qenë kaq i pabazuar sa nuk vleu as për diskutim, atëherë pse iu deshën 3 vjet Gjykatës së Lartë për të ndarë mendjen?

Ne e kemi ndjekur nga afër procesin në dy shkallët e para të gjykimit dhe kemi shprehur publikisht rezervat tona në shumë momente, për kualifikimin e veprës penale, për aktet e ekspertimit, për provat e pa marra, etj. Madje për disa aspekte kemi paraqitur edhe ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (shih çështjen Veizi dhe Deda kundër Shqipërisë), e cila nuk veproi si Gjykata jonë e Lartë, por pak ditë më parë kërkoi kopjen e plotë të dosjes dhe nisi komunikimet me qeverinë. Pra, ndërsa Strasburgu sheh mundësi për shqyrtimin e një elementi anësor të çështjes, si është e mundur që Gjykata jonë e Lartë nuk gjeti asnjë mundësi shqyrtimi për të gjithë elementët kryesorë të këtij gjyqi?

Ky refuzim për të marrë në shqyrtim çështje të tilla nuk është i pari rast nga organi më i lartë i sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në të njëjtën mënyrë Gjykata e Lartë veproi edhe me procesin e Gërdecit. Tashmë Gjykata Evropiane po e shqyrton atë dosje dhe kështu do veprohet edhe me dosjen e 21 janarit. Të paktën Strasburgu po dëgjon palët dhe e ka pranuar çështjen për shqyrtim. Por është turp që ne ende kemi nevojë që ta importojmë drejtësinë elementare nga jashtë. Zakonisht importohet ai lloj malli që nuk ekziston në tregun vendas dhe të importosh drejtësi për çështje vrasjesh nga shteti është të prekësh fundin.

Next Post

Skënderbeu përballë Juventusit e gjigantëve evropianë për këtë rekord...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In