• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi. Dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr e Petrelë

by Java News
15/04/2024 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi qendrën e re për shërbime komunitare në Vaqarr. Ai theksoi se falë investimeve të bashkisë, si në qendër ashtu edhe në periferi, shumë shpejt Vaqarri do jetë si një lagje e Tiranës.

“Brenda kësaj dekade Vaqarri do të quhet një lagje e Tiranës. Shkolla “Bedri Llagami” duket njësoj si shkolla “Kosova”. Njësia administrative as nuk krahasohet me Njësitë SAadministrative 1, 2, 3, 4, 5 në Tiranë, të cilat kanë ngelur në ato ambientet e vogla dhe modeste, ndërkohë që shërbimet janë rritur. Po ndërtojmë duke i paraprirë Tiranës që do jetë dhe jo Tiranës siç ka qenë. Ndaj, më vjen mirë që kemi një ndërtesë me dy volume. Një volum është Njësia Administrative e Vaqarrit, kurse volumi tjetër Qendra Rinore dhe Pallati i Kulturës. Na duhet t’i gjallërojmë hapësirat urbane me jetë dhe jeta është edhe administrata, pra aktivitetet e administratës, edhe aktivitetet post administratë ose jashtë shkollore. Pra, mbaron shkolla, mbaron aktiviteti i punës, ka një festë fshati, ka një festë komuniteti, ka një aktivitet, promovohet një libër etj”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri me dije se qendra e re komunitare do të rrisë ndjeshëm vlerën e pronës. “Brenda pranverës do të bëjmë hapjen zyrtare të qendrës. Do të përgatisim të gjithë Njësinë Administrative të rikthehet në Vaqarr dhe pastaj do të jetë sfidë për komunitetin sesi do ta gjallërojmë me kulturë, rini dhe art. Duke e bërë tërheqëse, kemi rritur vlerën e të gjitha pronave përreth. Shikoj e dëgjoj kudo se këtu ka zhvillim, ndaj është vetëm çështje pak vitesh derisa ta quajmë Vaqarrin një lagje të re, të bukur, të rindërtuar, më të fortë dhe më të madhe të Tiranës sonë moderne. Kjo qendër do të jetë një bizhu dhe kjo njësi administrative po bëhet shumë herë më e lakmueshme sesa disa nga ato të Tiranës së vjeter”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në Tiranë do krijohen hapësira për dy varreza të reja, në veri dhe në jug të Tiranës. “Bashkia është kujdesur për të gjitha stacionet e jetës. Janë bërë shumë herë më mirë çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Fatkeqësisht, është i pashmangshëm edhe stacioni i fundit i jetës, që janë varrezat. Bëhet fjalë për të krijuar varreza si ato që kemi parë jashtë vendit. Kemi bërë maksimumin në Sharrë dhe Tufinë për të shtuar parcelat, ndërkohë që ato varreza janë projektuar për një qytet shumë të vogël. Kemi 5 propozime nga të cilat do të zgjedhim dy: brenda këtij mandati Tirana do të ketë edhe dy varreza të reja, të projektuara me rrugica, me stola etj, që të jetë më shumë një park, për një moment reflektimi dhe prehje, se sa një tjetër stacion i kaosit urban, që trashëguam nga vitet ‘90-të”, bëri me dije Veliaj.

Ai shtoi se nuk ka kohë për vonesa dhe pengesa, teksa kërkoi bashkëpunim për mos-bllokimin e punës për parcelat e reja të varrezave. “Janë bllokuar proceset e parcelave në varreza, edhe në Tufinë, edhe në Sharrë. Qyteti nuk e meriton këtë! Një gjyqtar që s’ka kaluar vettingun nuk mund të japë masë bllokimi dhe të pengojë punën tonë në parcela. Ashtu si dhe ndër vite janë bërë të tjera gabime, ky është më i fundit. Këtu janë legalizuar prona brenda në parcelë, edhe shtëpi brenda në parcelë.

Që t’i heqim dhe këta çibanë të fundit na duhet ndihma e gjykatës. Ne i kemi apeluar këto vendime. Megjithatë, këto parcela na zgjidhin 5-6 vitet e ardhshme. Na duhet të mendojmë për parcelat e 50-60 vitet e ardhshme, të bëra në mënyrë shumë njerëzore, ku të ketë edhe një pikë për shërbimet, qofshin ato fetare, qofshin civile.Do fokusohemi në Vaqarr edhe në Petrelë, e kësisoj qyteti do të ketë edhe në veri, edhe në jug, edhe në lindje dhe në perëndim, një hapësirë të prehjes me një dinjitet shumë herë më të madh sesa ai që kemi pasur me improvizimit e Sharrës dhe Tufinës”, tha ai./m.j

Next Post
Moska në “prapaskenë” gjatë sulmit ndaj Izraelit? Bild: Plani sekret i Putinit për Iranin

Moska në “prapaskenë” gjatë sulmit ndaj Izraelit? Bild: Plani sekret i Putinit për Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

April 15, 2026
Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

April 15, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

EMRAT/ Kush janë 3 të arrestuarit nga SPAK që trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës

April 15, 2026
Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-SHBA me dronë “Puma” në Bizë

Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-SHBA me dronë “Puma” në Bizë

April 15, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

April 15, 2026
Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

April 15, 2026
Akt-akuza me zë të lartë

Akt-akuza me zë të lartë

April 15, 2026
Trump sulmon sërish Papa Leoni XIV: A mund t’i thotë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm?

Trump sulmon sërish Papa Leoni XIV: A mund t’i thotë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm?

April 15, 2026
“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, flet zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në pallatin që u dogj!

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, flet zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në pallatin që u dogj!

April 15, 2026
Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin

Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In