• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendër e re e hemodializës në Shkodër, Rama:Investimi falë partneritetit publik privat

by Java News
12/07/2016 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i hemodializës, një proces jetik për pacientët që duhet ta kryejnë atë, ofrohet tashmë dhe në Shkodër, nga një shërbim me kushte mjerane dhe të degraduara, në një shërbim me standarde europiane.

Qendra e dytë e re e hemodializës në Shkodër hapet pas asaj të Vlorës, për të vijuar edhe në qytete të tjera, duke lehtësuar për qytetarët barrën e shpenzimeve dhe kursyer kohën e udhëtimit dhe mundimin për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Qendra e re e hemodializës, investim i partneritetit publik privat, me vlerë fillestare prej 900 mijë dollarësh ofron një shërbim bashkëkohor, me aparatura dhe teknologji moderne, me kapacitet të zgjeruar, e gatshme për të pritur pacientët, numri i të cilëve është në rritje, pasi tendenca e kësaj sëmundshmërie është e tillë në këtë qytet. Në qendër janë instaluar 17 + 3 poste trajtimi (dy poste në salla të veçanta për pacientët me Hepatit C dhe HIV), për të kryer trajtimin e pacientëve vetëm në 2 turne.

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vizitoi Qendrën, ku u takua me stafin mjekësor dhe pacientët që po merrnin shërbimin, te cilin e vlerësuan “një lehtësim të jashtëzakonshëm”. Mjekët pohuan se falë shtimit të kapaciteteve përballohet me sukses dhe fluksi i pacientëve, pasi përmirësimi i kushteve të punës është cilësi në shërbimin ndaj të sëmurëve.

Ministri i Shëndetësisë Beqaj, tha se veç përfitimeve që sjell Qendra për pacientët, ajo është një inkurajim për stafin mjekesor për të dhënë maksimumin në punën e tyre.

Kryeministri Rama tha se shumë shpejt, problemi i sorollatjeve të qytetarëve nga një spital në tjetrin do të marrë zgjidhje në të gjithë Shqipërinë, falë hapjes së qendrave të reja në qytete të tjera.

“Problemi i këtyre njerëzve që janë torturuar ndër vite, duke u detyruar të lëvizin drejt qyteteve të tjera për të marrë këtë shërbim tre herë në javë, do të zgjidhet në rang Shqipërie. Kjo është qendra e dyta, do të vazhdojmë me Korçën, Lezhën dhe Elbasanin. Ajo eshtë rezultat i partneritetit publik privat, pasi një investim të tillë, në gjithë territorin e Shqipërisë, në një kohë kaq të shkurtër, shteti nuk e bënte dot”, u shpreh kryeministri.

Next Post

Prania ushtarake, kreu i Pentagonit vizitë në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com