• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Qen që hanin kufoma, qytete të vdekura’/ Dëshmitë tronditëse të fotoreporterëve e reagimi i Zelenskyt në Kryeministri: Provë e krimeve në Ukrainë

by Java News
20/03/2024 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky libër që Eridana Çano po shfleton në Kryeministri është dëshmi e agresionit rus në Ukrainë. Fotoevidence ka përzgjedhur 93 fotoreporterë nga 29 vende rrezikuan jetën e tyre për të rrëfyer çka ndodhi gjatë vitit të parë të konfliktit. Përmes 360 imazheve e 30 eseve, për ta “Ukraina është një krim lufte”.

“Është një iniciativë e Fondacionit për Shoqëri të Hapura për Ballkanin Perëndimor, që patën idenë për të punuar së bashku me Fotoevidence, Kështu, vitin e kaluar bënë një thirrje publike për të mbledhur sa më shumë foto dhe evidenca nga viti i parë i Luftës në Ukrainë. Dhe, fatkeqësisht jemi në vitin e treë të luftës”, thotë Eridana Çano drejtore e COD.

“Ukraina: një krim lufte” është quajtur edhe ekspozita me 50 imazhe që kuratorja Svetlana Bachevanova ka zgjedhur nga libri, për të shpalosur këtë histori tragjike në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Vizitorët, prej 23 shkurtit, kanë parë nga afër katastrofën humanitare në zonat e luftës.

:Është e vërtetë, pamjet janë shumë tronditëse. Fotoreporterët kanë qenë në vijë të parë, dhe përmes asaj që panë me sytë e tyre dhe që përjetësuan në aparatin fotografik, u bë e mundur që bota të shikonte se çfarë mizorie po ndodhte”, tregon më tej Çano.

Të moshuar që mes plagëve shtrëngojnë duart, gra shtatzënë të plagosura, familjarë që gjunjëzohen para shkatërrimit të shtëpisë, qytetit, apo më keq, vdekjes të njerëzve të dashur. Fotoreporterë të Luftës si Christopher Oçhicone, e dëshmuan edhe në Kryeministri, se këto imazhe, rrëfimet e tyre janë prova krimi.

“Mbaj mend shushuritjen e këtyre qeseve kur mblidheshin trupat, ata vinin dorezat dhe pastronin duart me alkool, dhe qentë hanin kufomat…”, tregoi Christopher Oçhicone në Kryeministri.

Ekspozita sjell edhe mesazhin e presidentit të Ukrainës: “Ky është realiteti ynë”, sipër një fotoje të realizuar në bunkerin prej nga ai drejton Luftën. . Volodymir Zelensky u përball me këtë qoshk ekspozitor tragjik, gjatë vizitës së tij në Kryeministri në fundshkurtin që lamë pas.

“I është treguar ekspozita nga kryeministri Edi Rama. Sigurisht që u impresionua që ne kemi një ekspozitë të tillë. Dhe po ashtu nga mbështetja që populli shqiptar ka treguar për Ukrainën që nga dita 1. Dhe po, ai e pohoi që ky është realiteti i tyre. Dhe këto janë foto e dëshmi që do të përdoren edhe në gjykatë si prova të mizorive që janë kryer”, shton më tej.

Realiteti i luftës në Ukrainë, përmes këtyre imazheve vizitorët mund ta shohin deri në 23 mars. Dokumentimi përmes pamjeve filmike do të vijë po në Qendrën për Hapje e Disalog përmes filmit çmim Oscar “20 days in Mariupol”./m.j

Next Post
Berisha ‘non grata’, nis gjyqi në Londër! Home Office: Partnerë të Shqipërisë, por kundër kriminalitetit e korrupsionit

Gjyqi i Berishës në Londër: Provat, do të shpaloset edhe dëshmia e ish zyrtarit të SHIK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In