Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Marius Demën, të riun i cili vrau shokun e tij në rrugën 5 Maji në Tiranë, disa muaj më parë.
Dema u la në burg nga Shkalla e Parë, pas ankimit, Gjykata e Apelit vendosu ta lërë atë më masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në 19 maj në gjykatën e shkallës së parë, Dema akuzohet për 4 vepra penale dhe më e rënda është “vrasje me dashje”.
Dema u shfaq i penduar dhe i tronditur. Me lot në sy, ai deklaroi: “Qemën e kisha si vëlla dhe gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. Kam vrarë vëllain tim. Më mirë të kisha vrarë veten.”
Marius Dema dhe 4 shokët e tij që ishin të pranishëm, të cilët janë miq të të dyve dhe akuzohen për moskallëzim krimi kanë dalë kokulur para gjykatës, ku do të njihen sot me masën e sigurisë.
Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori përshkroi dhe pamjet e kamerave të sigurisë ku të gjithë shokët po konsumonin ushqim dhe pije para se të ndodhte vrasja e Mehmet Qemës.
Në një moment, drejton armën nga shoku i tij. Pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, shihet në kamerat e sigurisë se si viktima rrëzohet nga karrigia dhe shoku i tij vrapon për ta mbajtur dhe pastaj e ul në karrige.
Ngjarje rëndë ndodhi më 10 maj të këtij viti. Mbrëmjen e 10 Majit të rinjtë ishin bashkë me Mehmet Qemën, ndërsa Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij. Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.
Të gjitha të rinjtë njiheshin dhe si “Banda e 5Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre. Bashkë me Marius Demën në arrest shtëpie janë edhe Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, ndërkohë, togat e zaza kanë dhënë “detyrim paraqitje” për Erlin Përka dhe Blerim Hoti.
Njoftimi i policisë
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:
Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.
Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.
/m.j