• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Qemal Stafa’ drejt shembjes, nisin punimet për Arenën Kombëtare

by Java News
05/01/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikurse ishin parashikimet, ka ndodhur. Në këto ditë të para janari të vitit 2016, në stadiumin “Qemal Stafa” janë shfaqur dy makineri shpuese, që si sonda po bëjnë shpime në materialin gjeologjik të tokës, ku është ngritur prej vitesh të tëra ndërkombëtari ynë. Të parët që e kanë bërë “sefte” aty ku do të ngrihet “Arena Kombëtare” kanë qenë specialistët gjeologë, të cilët kanë nisur të studiojnë natyrën e tokës.

Në bazë të rezultateve që do të dalin nga gërmimet deri në 50 metra thellësi, nga 6 shpime në pozicione të ndryshme, do të procedohet më tej nga inxhinierët përkatës. Kampionët e këtyre shpimeve do të analizohen në laboratorë specifikë dhe do të vihen në dispozicion të ixnhinierëve projektues dhe atyre zbatues të stadiumit të ri të kombëtares. Janë hapat e parë, por me rëndësi është fakti se ka nisur puna.

Në fakt, ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, që merret me investimet, Arben Dervishi, ai që ka njoftuar hapjen e një kantieri tjetër ndërtimi në impiantet sportive qysh në nëntor të vitit të shkuar. Fjala ishte për stadiumin “Qemal Stafa”, që, sipas tij, do të shembet në janar 2016 dhe aty do të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, i cili do të ndryshojë edhe emër. Këtë gjë e njoftoi edhe Kryeministri Edi Rama, kur priti kombëtaren pas kthimit nga Armenia, duke thënë se stadiumi i ri do të quhet “Arena Kombëtare”.

Arben Dervishi konfirmoi se projekti nuk ndryshon, është ai që ka hartuar prej kohësh FSHF-ja. “Stadiumi do të ndërtohet me konçension. Ende nuk e kemi gjetur konçensionarin, por së shpejti besoj se edhe kjo procedurë do të mbyllet, – nënvizoi mes të tjerash Dervishi. – Pas pak muajsh, ose më saktë në janar të vitit të ri, do të nisë të shembet stadiumi aktual “Qemal Stafa”, mbi rrënojat e të cilit do të ngrihet stadiumi i ri, që do të quhet “Arena Kombëtare”. E përsëris, nuk do të ketë asnjë ndryshim nga projekti italian, që kemi paraqitur publikisht. Projekti në fjalë parashikon një kapacitet prej 22.000 vendesh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Godina do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe shërbime të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jenë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Ajo që bie në sy, në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi.   Shembja mund të zgjasë për afro 6 muaj dhe me nisjen e finaleve të Europianit të Francës mund të nisë edhe ndërtimi i stadiumit të ri. Përsa i përket financimit, ende nuk është vendosur përfundimisht se si do të jetë skema, por FSHF-ja dhe qeveria do të japin pjesën më të madhe të shumës”.

Gjatë pritjes zyrtare që organizoi për kombëtaren kuqezi, pas kthimit nga Armenia, ku vulosi edhe kualifikimin historik në finalet e “Euro 2016”, Kryeministri Edi Rama deklaroi si dhuratë një stadium modern, që do të quhet “Arena Kombëtare”, ndërsa në hyrje të tij do të vendoset në një pllakatë, në të cilën do të shkruhen të gjithë emrat e lojtarëve, që e bënë ëndrrën e shqiptarëve realitet. Edhe në bilancin e punës së ekzekutivit shqiptar, Rama njoftoi se viti 2016 do të jetë koha kur do të hedhë shtat “shtëpia kuqezi”, në vendin ku sot kanë nisur gërmimet, në “Qemal Stafa”.

Telesport

Next Post

Kapen 3 tonë kokainë në Spanjë, 12 trafikantë në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In