• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qëlluan me armë në plazhin e Divjakës, arrestohen 2 policët e dehur

by
21/08/2015 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy oficerë policie janë arrestuar nga SHÇBA pasi në gjendje të dehur kanë qëlluar disa herë në ajër duke terrorizuar banorët në Fier dhe Divjakë ndërsa udhëtonin me makinën e tyre.

Në pranga janë vënë 43-vjeçari Edmond Sulaj dhe 26-vjeçari Amarildo Bala, të dy me gradën inspektor. Sipas policisë dy oficerët pasi kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli në një nga lokalet e Divjakës, kanë qëlluar disa herë me armët e tyre personale, në zonën turistike.

Më pas, ata janë larguar me mjetin tip BMW X5 me targa AA 220 DE, në drejtim të qytetit të Fierit. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e policisë, kanë ngritur postblloqet dhe kanë ndaluar mjetin në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Plugut”.

Dy punonjësit e policisë fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të shërbimeve të rendit për t’u shoqëruar. Është dashur ndërhyrja e Shefit të Komisariatit të Policisë Lushnje për të ndaluar dy oficerët, të cilët janë
shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnje. Megjithatë, edhe në komisariat dy të arrestuarit kanë përdorur një fjalor fyes dhe jashtë etikës ndaj punonjësve të policisë që kryen shoqërimin. Veç kësaj bluve u është dashur të përdorin forcën për t’i marrë armën kolegut të tyre të dehur, Edmond Sulajt, i cili refuzonte që ta dorëzonte pistoletën e shërbimit.

Gjithashtu, punonjësit e policisë Edmond Sulaj dhe Amarildo Bala refuzuan t’i nënshtroheshin testit të alkoolit.

Next Post

Miqve të demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com