• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qëlloni në mish”/ 21 janari, xhaxhai i Aleks Nikës pas vendimit të Strasburgut: Kemi prova që urdhri u dha nga shteti. Berisha e pranoi…!

by Java News
14/11/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Strasburgut ka publikuar sot vendimin në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar të vitit 2011.

“Agjentët e shtetit kryen vrasjen dhe nuk e zbardhën atë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Për këtë në Breaking në Top News ishte i ftuar xhaxhai i Aleks Nikës, i cili tha se ishte një vendim që e priste dhe se kërkon që çështja tani t’i kalojë menjëherë SPAK-ut.

“Ishte një vendim që e prisnin dhe na jep shpresë për zbardhjen deri në fund të vrasjes së njeriut tonë të dashur, Aleksit që u vra nga forcat e Gardës së Republikës. Ne kemi shpresë se dosja do të kalojë së paku për një hetim të thelluar dhe shterues dhe për të vendosur më në fund drejtësi. Do të thotë që ata që urdhëruan dhe ekzekutuan vrasjet në bulevard të marrin dënimin sipas ligjit.

Ju keni bërë denoncime edhe në  SPAK, me aq informacion sa keni në ç’fazë janë hetimet?

SPAK-u nuk ka pranuar që ta tërheqë dosjen nga prokuroria e Tiranës. Kjo duket ka edhe arsye operacionale, por ne kemi dyshuar se janë më shumë politike. Nuk ka një vullnet politik që çështja e 21 janarit të zbardhet dhe fajtorët të shkojnë para drejtësisë.

Kemi mbi 3 muaj që kemi bërë një ankimim në Gjykatën e Lartë dhe kemi kërkuar që çështja t’i kalojë SPAK-ut për hetim. Ne jemi në pritje dhe shpresojmë se Gjykata e Lartë për shkak të profesionalizmit që ka kolegji penal dhe pandikueshmëria politike, do ta çojnë çështjen në SPAK dhe janë detyruar edhe sipas vendimit të Strasburgut, edhe sipas vendimit të Gjykatës së Lartë ta hetojnë që nga fillimi, sepse ka pas manipulime. Ka pasur frikësime të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Është e vështirë ta ndash nga krimet kundër njerëzimit, sepse janë vrarë për arsye politike. Nuk janë vrarë, ose u rrahën, ose u konfliktuan me gardistët, ose policinë, po e vranë për të mbajtur pushtetin.

Fashizmi vret njerëzit në bulevard. Vrasjet duhet të hetohen patjetër që nga fillimi. Është vrasja e Hekuran Dedës, që është pa u kryer asnjë veprim hetimor.

Ju nuk e keni vënë gishtin të një person konkret…

Jo, pa një hetim konkret nuk mund të themi. Por Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm thanë që “e kemi vrarë ne” dhe Prokuroria e Tiranës ka refuzuar t’i thërrasë me idenë që janë deklarata mediatike. Ky është një pranim fajësie, kur thotë “se i kemi vrarë ne dhe i vrasim përsëri nëse afroheni te kryeministria”.

Ju keni pritur gjatë për vendimin e sotëm? Si e morët këtë vendim?

Ne kishim një vendim që e kemi prit prej kohësh dhe thashë që në fillim se, falënderojmë gjykatën e Strasburgut.  Tani duhet një akt shtetëror që do të detyrojë prokurorinë, gjykatën e politikën që ta zbatojnë këtë vendim që ka marrë Strasburgu. Ne nuk kemi kërkuar dëmshpërblime, kemi kërkuar që fajtorët të shkojnë para drejtësisë.

Ne kemi dhe një kasetë, e nderuar gazetare që kemi pronën tonë. E siguruar nga mbrojtja jonë, ku është identifikuar vrasësi dhe urdhëruesi i vrasjes.

Nuk është e zbardhur, sepse nuk kishim besim te prokuroria e Tiranës. Sepse si dhe në raste të tjera që kanë fut gjurmues dhe bëhen të pavlefshme për gjyqin.  Ne kërkojmë që kasetën ta marrë SPAK-u.

Aty identifikohet që Andrea Prendi ka dhënë urdhrin pasi ka dalë nga zyrat e qeverisë. Ka thënë “qëlloni në mish” dhe menjëherë aty janë vrarë 4 vetë. Ne mendojmë se mund të jetë edhe si krim kundër njerëzimit. Janë vrarë për arsye politike. (….) Komandanti i gardës nuk mund të japë urdhra vrasjesh, pa e dhënë komandanti i tij, që është ministri i Brendshëm ose Kryeministri./m.j

Next Post
Afera e kompleksit “Partizani/ SPAK pyet Mediun dhe thërret javën e ardhshme Berishën, trembet dhëndëri Malltezi: S’jam unë…!

Në burg për kompleksin “Partizani”/ Jamarbër Malltezi reagon nga qelia: Më kanë marrë pasuri të vëna…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Shkupi pas 114 vjetëve, nga kryeqendra historike te horizonti evropian

August 10, 2026
Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

August 10, 2026
Mjekët të kënaqur me rritjen e pagës 15 mijë lekë: Tërhiqen nga peticioni për Ramën

Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

August 10, 2026
Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

August 10, 2026
Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

August 10, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com