• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qëlloi me thikë burrin në gjumë… tani i lutet të kthehen sërish bashkë

by Java News
02/08/2016 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja e parë e Besnik Bashës, e cila u arrestua pasi qëlloi gjashtë herë në gjumë me thikë të shoqin, ka shfaqur pendesë dje në Gjykatën e Dibrës. Rudina Basha ka kërkuar mëshirën e trupit gjykues për ta lënë atë pranë fëmijëve të saj, ndërsa ka deklaruar se sado ta dënojnë, ajo do të kthehet sërish te bashkëshorti i saj.

Thika e sekuestruar
Thika e sekuestruar

Gjykata e Dibrës vendosi për 36-vjeçaren Basha masën e sigurisë “burg pa afat” dhe “arrest shtëpie” për bashkëshortin e saj, Besnik Basha. Këto masa kërkoi para trupit gjykues edhe Prokuroria e Dibrës.

Më 27 korrik të këtij viti, Rudina Basha qëlloi në gjumë gjashtë herë me thikë burrin e saj 45- vjeçar, ndërsa shkak u dyshua xhelozia e bashkëshortes për gruan e dytë, me të cilën Besniku kishte edhe katër fëmijë të tjerë. Besnik Basha i shpëtoi vdekjes, por pas kontrollit në banesën e tij, në fshatin Dragu, iu gjet një armë zjarri dhe u arrestua në kushtet e flagrancës, paçka se ishte në urgjencën e spitalit të Peshkopisë.

36-vjeçarja, nënë e gjashtë fëmijëve, i tha trupit gjykues se nuk mbante mend çfarë kishte bërë dhe shprehu pendesë për krimin e kryer.

“Nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Nuk kam dashur ta vras burrin tim. Vërtet kishim halle dhe jeta në fshat ishte e vështirë, por ky nuk është shkaku i ngjarjes. Lus Zotin që burri im të jetë gjallë dhe të kujdeset për fëmijët. I kërkoj ndjesë dhe lutem të jemi përsëri bashkë. Pres vendimin e drejtësisë dhe sapo të mbaroj dënimin, do të rikthehem pranë burrit tim dhe fëmijëve. Asgjë nuk e kam bërë me paramendim. Pres masa lehtësuese. Dua të jem pranë gjashtë fëmijëve”, është shprehur Rudina Basha para Gjykatës Dibër.

Ajo nuk përmendi para gjykatës xhelozinë për gruan tjetër dhe mënyrën se si trajtoheshin nga i njëjti burrë, por kuptohet se ky ka qenë shkaku kryesor i ngjarjes së rëndë. Në fakt, ditën e arrestimit ajo deklaroi për grupin hetimor se e kishte kryer krimin pasi i ishte nxirë jeta dhe se i shoqi donte më shumë gruan tjetër sesa atë.

Sapo është dhënë masa, ajo është dërguar në burgun e grave Tiranë. Çështja në ngarkim të saj do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi Rudina Basha akuzohet për veprën penale të “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”. Pak orë pas vendimit për Rudinën, Gjykata e Dibrës ka shqyrtuar dosjen në ngarkim të bashkëshortit, Besnik Basha, i akuzuar për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Megjithëse i lënduar nga plagët që kishte marrë, 45- vjeçari është transportuar me ambulancën e spitalit deri në mjediset e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Basha ka mohuar të ketë pasur debate, konflikte dhe mosmarrëveshje me gruan e tij të parë, Rudina Basha. Për armën ai është shprehur se e mbante në shtëpi për t’u mbrojtur nga egërsirat në fshatin e thellë malor./panorama/a.k

Next Post

Paqësor, zbulohet një organizëm misterioz në thellësinë 1500 metra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In