• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qëlloi policin me kokë e shkelm në gjoks, reagon Deizi: Po unë jam gangsteria. Kush ka problem di ku të më gjejë!

by A R
28/08/2022 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lihet e lirë Deizi Arapi, vajza nga Bilishti që kundërshtoi punonjësit e policisë së komisariatit Devoll. Por ajo do duhet të paraqitet dy herë në muaj në polici.

Pavarësisht se është lënë e lirë, ashtu siç bëri të ditur në rrjetet sociale, ajo mbetet ende në hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arapi e konsideroi veten ‘gangstere’ duke shkruar në ‘instastory’ se në komisariat është trajtuar më mirë seç duhet.

“Përshendetje. Jam Deizi Arapi. Kam parë shumë lajme nga më të ndryshmet. Po unë jam gangsteria! Sapo jam në gjendje të lirë dhe po kthehem në shtëpi. Ansnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Gjithsesi unë këtu jam, kush ka problem di ku të më gjej. Unë jam rrugës për në shtëpi, më kanë trajtuar më mirë seç duhet. Mos u merrni me llafe sepse unë ja dal mbanë, po ju ç’do bëni,”- deklaroi ajo.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno i ‘Ora News’, më datë 23 gusht rreth orës 24:00, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe Deizi Arapi, ishin qenë në qendër të qytetit të Bilishtit, duke dëgjuar muzikë me zë të lartë brenda automjetit të saj, me targa AA032BB.

Aty kanë shkuar disa punonjës policie dhe u kanë kërkuar të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth. Kërkesës së punonjësve të policisë, 28-vjeçarja i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në drejtim të punonjësve të policisë. Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit e policët i kanë kërkuar të shkonte me ta në Komisariat, por nuk ka pranuar. Qyno tregon më tej se policët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat. Në momentin që kanë hyrë në automjetin e policisë Deizi Arapi, ka vazhduar t’i kundërshtojë policët dhe ka goditur me kokë dhe shkelma në gjoks një nga punonjësit e policisë

Gjatë hetimeve të kryera është kërkuar ekspertimi mjeko-ligjor për policin si dhe kanë dëshmuar dhe pjesa tjetër e efektivëve të patrullës. Mes personave të shoqëruar ka qenë dhe motra e Deizi Arapit, Xhesika Arapit, e cila pasi u pyet në polici është lënë e lirë.

/a.r

Next Post
“Ia ka thurur nëna”, fansat tallen me Lewis Hamilton

“Ia ka thurur nëna”, fansat tallen me Lewis Hamilton

Comments 1

  1. Black Jack says:
    3 years ago

    Expensive gjobe diku 20000 dollar , suspecting license and in the jail for 3 years pa kerkese false , that’s it

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

December 29, 2025
Trump takohet me kryeministrin izraelit: Rindërtimi i Gazës do nisë shumë shpejt! Do të përgjigjemi nëse Irani riarmatoset

Trump takohet me kryeministrin izraelit: Rindërtimi i Gazës do nisë shumë shpejt! Do të përgjigjemi nëse Irani riarmatoset

December 29, 2025
Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

December 29, 2025
Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

December 29, 2025
“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

December 29, 2025
Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

December 29, 2025
Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

December 29, 2025
Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

December 29, 2025
“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

December 29, 2025
Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com