Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja është regjistruar tek zona e “Ujit të Ftohtë”, në lagjen “10 Korriku” Vlorë rreth orës 11:40, ku ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.
Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari