Avokati Gjergj Neli i cili u arrestua pasditen e së martes nga Policia e Lezhës për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu do të hetohet në gjendje të lirë.
Gjykata e Shkalles së parë në Lezhë ka vendosur masen e sigurisë detyrim paraqitje ndaj 68-vjeçarit.
Seanca gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë u zhvillua në ambjentet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli i cili u dërgua pak orw pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemren.
Gjendja e tij shëndetësore ka detyruar prokurorin Erjon Shehaj të kërkoi që ai të hetohet në gjendje të lirë për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Artan Hajredinaj.
Referuar veprimeve hetimore dhe aktit të ekspertimit thuhet se avokati Gjergj Neli ka kundërshtuar dhe goditur njërin nga efektivet e policisë të cilët kishin shkuar për të ndërhyre pas njoftimit që kishte mbërritur në sallen operative për një konflikt mes avokatit dhe bashkëshortes së tij me një përson tjeter.
Por nga ana tjeter bashkëshortja e avokatit e cila është dhe zv kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë Shaqe Marinaj pretendon se janë ofenduar dhe dhunuar nga efektivi i policisë Myrteza Mehmeti, për të cilin ka bërë padi këtë të mërkure tek Shërbimi Çeshjtjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit.
g.kosovari