Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G.H. ka plagosur me çifte 28-vjeçarin L.P. në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut” në Sukth. 28-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.
/a.r