• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qëlloi me bresheri ndaj Florenc Çapjas/ 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn, kjo është prova e fortë e prokurorisë

by Java News
18/09/2019 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria kerkoi sot 22 vite burg per Shkelzen Hasanpapajn, i riu i cili akuzohet se ka tentuar te vrase Bledar Mucen dhe Florenc Capjen. Ngjarja ndodhi ne vitin 2016, ne muajin qershor, ku sipas dosjes se prokurorise, autori kishte me shume se nje ore qe i ruante shenjestrat e tij ulur ne nje lokal perballe ish maternitetit.

Autori thuhet se qelloi me bresheri ne drejtim te mjetit tip golf dhe me pas u largua nga vendi i ngjarjes. Aksidentalisht ne kete atentat u plagos nje ish police.

Pretenca e prokurorise u dha sot pa pranine e mediave. Mesohet se autori i ekstraduar nuk e ka pranuar krimin. Por prokuroria thote se disponon kamerat te cilat e shfaqin ate duke u turrur tek rrugicat e lagjes Spajkorre pasi kreu krimin.

DETAJET

Shkëlzen Hasanpapaj, u arrestua në Holandë si autor i dyshuar i atentatit të ndodhur më 6 qershor në këtë qytet. 19-vjeçari u kap nga Policia holandeze pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Gjatë hetimeve për zbardhjen e atentatit u gjetën disa objekte, të cilat çuan në identifikimin e autorit, mes të cilave një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori.

Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të së cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik, pasi rezultoi se gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetur në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhit, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati.

Prokuroria gjithashtu ka siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte pikërisht Shkëlzen Hasanpapaj. Për këtë arsye, është bërë kërkimi i këtij shtetasi, me qëllim për të realizuar krahasimin e mostrave të ADN-së të gjendur në vendngjarje me profilin gjenetik të këtij shtetasi.

Por, policia nuk arriti të gjente vendndodhjen e Hasanpapajt, pasi një ditë pas atentatit ai u largua nga Shqipëria. Në këto rrethana, për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit Hasanpapaj.

Nga ekspertiza rezultoi se ADNja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. dhe A. Hasanpapaj (prindërit e të dyshuarit) në raportin “nënë-bir” dhe “babë-bir”. Gjithashtu është bërë analiza gjenetike e shtetasit S. Hasanpapaj (vëllai i të dyshuarit) dhe ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje nuk përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes.

Në bazë të analizës gjenetike, por edhe në bazë të provave të tjera, nxjerrin si autor të atentatit 19-vjeçarin Hasanpapaj. Synimi i tij besohet se ka qenë vrasja e Florenc Çapjes, i cili ndodhej në automjet bashkë me Bledar Muçën në momentin e atentatit. Për eliminimin fizik të Çapjes, dyshohet se Hasanpapaj është paguar.

g.kosovari

Next Post
Dokumentet/ Autogoli i PD-së me provat që vetë i publikoi për Zyrën e Punës në Shkodër

PD, akuza Ramës: Ke shtuar shpenzimet për luksin qeveritar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In