• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qëlloi katër herë me pistoletë në disko ‘Havana’, Gjykata e Vlorës le në qeli të riun

by Java News
11/07/2018 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Emiljano Nina, i cili qëlloi katër herë me armë në një lokal nate në Dhërmi duke shkaktuar frikë dhe panik te të pranishmit, thuajse të gjithë klientë. Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Emiljano Nina, i cili qëlloi katër herë me armë në një lokal nate në Dhërmi. Seanca e cila drejtohej nga gjyqtar Hektor Sinanaj, ndërsa prokuror ishte Kledian Llaho është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Gjatë seancës, e cila ka zgjatur për rreth 20 minuta, i akuzuari nuk ka lëshuar asnjë deklaratë, ndërsa është njohur vetëm me akuzat e palës paditëse. Në fund trupi gjykues ka vendosur “Arrest në burg”. Emiljano Nina qëlloi katër herë në ajër në një lokal nate në Dhërmi,ndërsa ngjarja ishte fatmirësisht pa viktima, pavarësisht se gjatë ngjarjes personat që ndodheshin në disko kanë kaluar momente tmerri.

Një burim pranë prokurorisë së Vlorës tha për “Shqiptarja.com” se Nina nuk ka asnjë lidhje me Emilajno Nino (Tasho) të arrestuar dhe dënuar nga Apeli Tiranë në nëntor të 2016 me 14 vite burg për vrasjen e Enton Nikaj në një lokal në zonën e malit të Dajtit. “Janë dy persona të ndryshëm që kanë të gjeneralitete të njëjta” – thanë burimet pranë akuzës së Vlorës.

Sipas burimeve të dyja palët janë konfliktuar njëri me tjetrin ku debate fillimisht ka nisur për femra, ku më pas Emiljano, ka përdorur armën duke qëlluar katër here në ajër. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim policor dhe një person tjetër me mbiemrin Paço, si i implikuar në ngjarje por ky i fundit nuk është arritur ende të lokalizohet dhe arrestohet nga uniformat blu.

23-vjeçari Nina u përball në gjykatën e Vlorës me tre vepra penale. Prokurori i çështjes, ka administruar të gjithë materialin që ka servirur policia, duke arritur në konkluzjonin se Nina, duhet të qëndrojë në masën e “arrestit në burg”. Ndaj Nina janë ngritur tre akuza, dhe më konkretisht “Armë mbajtje pa lejë”, “Kanosje” dhe “Prishjes e qetësisë publike”.

Sipas burimeve të prokurorisë në këtë përplasje mes dy grupeve të përbërë nga djem të ndryshëm që kishin frekuentuar ambientet e “Clab Havana”, nuk ka pasur asnjë të lëndur. “Të vetëm që janë lënduar pak, kanë qenë disa klientë të cilët kanë marrë disa gërvishtje nga xhamat, të cilët janë thyer nga plumbat”– thonë burimet pranë prokurorisë.

ma.me

Next Post
Triumfon Kroacia, në vend të kupës, ‘në shtëpi’ shkojnë vetë anglezët

Triumfon Kroacia, në vend të kupës, 'në shtëpi' shkojnë vetë anglezët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In