Policia austriake e ka arrestuar sulmuesin 60 vjeçar i cili theri sot dy person me thikë në një tren në Austri.
Sulmi është kryer sot herët në mëngjes afër fshatit Sulz, në pjesën perëndimore të rrethinës Vorarlberg, transmeton Express.
Polica thotë se sulmuesi, një shtetas gjerman i moshës 60 vjeçare, dukej i hutuar mendërisht.
Një 19 vjeçar mori lëndime në stomak dhe shpinë, ndërsa viktima tjetër, një 17 vjeçar, mori lëndime në fyt.
Që të dy janë dërguar në spital me urgjencë.