• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Qëllo edhe veten se s’ke zgjidhje tjetër’/ Detaje të reja nga zhdukja e kushërinjve në Malësi të Madhe, autori i vrau, fshehu trupat dhe…

by Java News
08/10/2020 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe ku dyshohet se janë vrarë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj të cilët që nga 3 tetori rezultojnë të humbur bashkë me shtetasin Danjel Pepaj që mendohet se është personi i cili mund t’i ketë qëlluar dhe më pas ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur.

Burime nga fshati Vrith ku ka ndodhur ngjarja tregojnë se shtetasi Danjel Pepaj ditën e ngjarjes ka telefonuar një bashkëfshatar të zonës duke e pyetur nëse kishte armë sepse i duhej por ka marrë përgjigje negative nga bashkëfshatari.

Danjel Pepaj sipas burimeve është rrahur shumë keq nga shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Bajzë. Fillimisht Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjedhjes së parcelave me cannabis por pas torturave është detyruar që të thotë po. Nga Bajza janë nisur drejt Vrithit duke iu ngjitur malit ndërsa atje ka marrë një armë të fshehur dhe dyshohet se i ka qëlluar të dy personat që e kanë rrahur më përpara. Burime nga fshati Vrith tregojnë se nuk është vjedhur vetëm parcela e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj por edhe dy parcela të tjera që kanë qenë aty afër. Mësohet se Danjel Pepaj ka patur parcelën e tij me cannabis ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë patur një parcel veçmas.

Pas dyshimeve se mund t’i ketë qëlluar Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali duke i treguar se çfarë ka ndodhur dhe duke i thënë se “njërin e kam qëlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”.

Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në Zagorë. Aty Danjel Pepaj i ka kërkuar një tjetër personi që ta çojë me makinë drejt Kastratit në Malësinë e Madhe duke paguar një shumë më të madhe parash për këtë rrugëtim që nuk është e zakonshme. Që nga ky moment është e paqartë se ku ndodhet Danjel Pepaj i cili mësohet se ka thënë gjithashtu se “jam penduar që nuk kam qëlluar edhe vëllanë e Vilsonit se për ata dy nuk e kam problem”.

Danjel Pepaj dyshohet se në ndonjë banesë gjatë rrugës është mjekuar në rrugë popullore pasi ka patur dëmtime të konsiderueshme nga goditjet dhe më pas ka përfunduar në Kastrat ndërsa nuk dihet nëse është ende aty apo është fshehur në ndonjë vend tjetër dhe nuk është e sigurtë nëse ndodhet ende në Shqipëri apo ka kaluar në Malin e Zi.

Ndërkohë sipas burimeve nga fshati Vrith babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja Çutaj i ka vendosur një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe për të gjetur trupin, afat ky që ka mbaruar para dy netësh dhe tashmë Rrok Pepaj ndodhet i ngujuar. Deri para dy netësh familjet të gjitha bashkë në besë ndaj njëri-tjetrit kanë kërkuar për trupat por tashmë ultimatumi ka përfunduar.

Sipas burimeve kushërinjtë e Vilson Çutaj kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë pas kësaj ngjarje të rëndë. Policia vendore e Shkodrës ka kërkuar nga ajri përmes një droni përveç kërkimit fizik por deri më tani ende nuk janë gjetur trupat që mendohen si të vrarë. Nga ana tjetër banorë dhe familjarë janë penguar që të kërkojnë në gjithë territorin malor duke qenë se dyshohet se ka ende parcela atje të cilat këto ditë presin që të korren. Pas korrjes së parcelave pritet që të ketë më shumë shpresë për të gjetur trupat e pajetë./ panorama

g.kosovari

Next Post
Messi ishte afër bashkimit me Mourinho në Premier League

Messi ishte afër bashkimit me Mourinho në Premier League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

August 30, 2026
“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

August 30, 2026
Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com