• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qejfmbetja për vendet e punës, LSI bojkoton Këshillin Bashkiak të Durrësit

by A R
04/06/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si asnjë herë më parë, 13 këshilltarë të LSI-së në bashkinë e Durrësit kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar, ndërsa të djathët kanë bashkuar votat me të majtët.

I gjithë grupi i LSI-së ka bojkotuar mbledhjen në grup, ndërsa përfaqësues i vetëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë sekretari i Këshillit Armand Traga.

Në mbledhjen e radhës ku u diskutuan 16 pika nga rendi i ditës, 15 prej tyre morën miratimin me votat e këshilltarëve të djathtë, të cilët për herë të parë bashkuan votat me socialistët, raporton Shqiptarja.com

Edhe pse nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për mungesën e LSI në mbledhje, burime nga kjo parti bëjnë me dije se mospjesmarrja është qejfmbetje për disa vende pune që nuk i janë dhënë LSI-së nga PS.

Në mbledhjen e konsideruar si mjaft të rëndësishme, ndër të tjera këshilli Bashkiak miratoi listën e përfituesve të banesave sociale, për 126 apartamente në lagjen numër 17 si dhe sistemimin e tarifave për plazhet private në njësitë vendore në Durrës.

Subjektet në plazhin e Durrësit e në Shkëmbin e Kavajës do të paguajnë 500 lekë për metër katror të zënë, ndërsa në Rrushkull, Gjiri i Lalzit nga 200 lekë metri katror dhe 100 lekë metri katror për plazhet private.

Gjithashtu në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, u akorduan 25. 4 milionë lekë për ndërtimin e urës që lidh fshatrat Jubë e Rrushkull.

Ndërsa 4.9 milionë lekë u akorduan për kryerjen e punimeve emergjente nga rrëshqitjet në Kodër Vilë.

Next Post

Shkëndija shfaqet në Dubai, befason me tatuazhet e reja (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com