• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qejfi i shqiptarëve i përkthyer në shifra/ U shpenzuan brenda një viti për argëtim dhe çlodhje 122 mln euro

by Java News
05/01/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpenzimet e shqiptarëve në një vit kalendarik për argëtim, çlodhje dhe për veprimtari artistike, brenda vendit arrijnë mbi 16,7 miliardë lekë (122 milionë euro), apo rreth 1.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2015.

Po të marrim në konsideratë edhe harxhimet që shqiptarët bëjnë jashtë vendit për argëtim dhe çlodhje, këto shpenzime janë shumë më të larta, raporton Monitor.

Siç shihet nga të dhënat shqiptarët i kushtojnë vëmendje argëtimit teksa konstatohet se shumat që shpenzojnë për çlodhje janë vetëm 2.5 herë më të ulta se ato për kujdesin shëndetësor dhe 3.8 herë më të ulta se shpenzimet për arsim që konsiderohet edhe baza e investimit të qëndrueshëm dhe me perspektive për një familje.

Mirëpo te krahasuara me 2014 këto shpenzime pësuan ulje me 1.5 % me 2015. Shpenzimet për çështje të argëtimit kanë një lidhje të drejtë me krizën ekonomike. Po të shohim ecurinë e tyre ndër vite vihet re se ato kanë ndjekur ciklin e ekonomisë.

Pjesën më të madhe të tortës së shpenzimeve për argëtim duket se i marrin baret dhe restorantet dhe më pak aktivitetet sportive dhe veprimtaritë e artit.

Nga ana tjetër fondet publike dedikuar argëtimit janë rritur vitet e fundit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit shpenzimet qeveritare për argëtim ishin 33 për qind më të larta se në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Teksa shihet se shpenzime të tjera publike për shërbime jetike të tilla si strehimi kanë rënë.

Shpenzimet publike për arsimin pothuajse vijojnë në të njëjtat kuota të një viti më parë dhe ato për shëndetësinë janë rritur me 6.7%. Gjithashtu shpenzimet për mbrojtën sociale janë në vend numëro.

Teksa filozofia e qeverisë për shtrëngimin fiskal po aplikohet për sektorët sektorët jetikë të vendit, shpenzimet për funksionet e argëtimit dhe kulturës edhe pse simbolike kanë pësuar rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit./a.k

Next Post
Situata nga ngricat, ja akset rrugore ku duhet të bëni kujdes

I ftohti polar/ Emergjencat Civile: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme, ja situata sipas qarqeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

September 10, 2026
VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

September 10, 2026
Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

September 10, 2026
“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

September 10, 2026
Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

September 10, 2026
“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

25 vjet pas ’11 shtatorit’: A fituan në fund terroristët?

September 10, 2026
Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!

Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!

September 10, 2026
Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

September 10, 2026
Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

September 10, 2026
Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com