• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që të shkarkohesh nga President, më parë duhet të ngarkohesh si President

by Java News
30/06/2017 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Arben Isaraj/ 

Në një Kushtetutë të shkruar qartë në shqipen zyrtare, nuk është i nevojshëm sqarimi ligjor i njerëzisë.

Do të mjaftonte leximi me qetësi dhe dashuri i dy neneve, si më poshtë të saj.
***
Neni 88 i Kushtetutës
(Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)

1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës.

Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.

2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

3. Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin përpara Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti bën këte betim:

“Betohem se do t’i bindem Kushtetutes dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar”. Presidenti mund të shtojë edhe: “zoti më ndihmoftë“.

4. Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij”.

Neni 91 i Kushtetutës
1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë.

Në rast të vërtetimit të pamundësisë, Vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.
***
Tani, lexuar si më sipër Kushtetutën dhe pa patur nevojën e sqaruesve ligjorë, kuptohet qartë se:

1. Procedura kushtetuese (pika 2/1 e nenit 88) për zgjedhjen si President të ri të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit shqiptar Ilir Meta, KA NISUR.

2. Procedura kushtetuese për zgjedhjen e shtetasit Ilir Meta si President i Republikës së Shqipërisë përfundon, me betimin e tij përpara Kuvendit të Shqipërisë.

3.Afati i qëndrimit/mbarimit në detyrë të Presidentit të Republikës, nuk lidhet me datën e votimit në Kuvend, por me datën e betimit në Kuvend. (pika 2, neni 88).

4.Presidenti i ri i Republikës Ilir Meta, e fillon detyrën si i tillë, vetëm pasi bën betimin përpara Kuvendit (pika 3 neni 88).

Mosbërja e betimit përpara Kuvendit si “shërbëtor i interesit të përgjithshëm” e bën të pamundur ngarkimin e detyrës si President i Republikës, shtetasit Ilir Meta.

5. Kur vendi i Presidentit mbetet vakant, për shkak të pamundësisë për t’u betuar, zbatohet procedura kushtetuese e lejuar nga neni 91 i saj.

Zoti e ndihmoftë Presidentin “në procedurë” të betohet sipas Kushtetutës për t’i ngarkuar si President në detyrë.

Zoti na ndihmoftë e të kemi Presidentin që sipas Kushtetutës të jetë shërbëtor i interesit të përgjithshëm të shqiptarëve.

*Terapi ligjore: Nuk shkarkohesh nga një detyrë pa t’u ngarkuar ajo detyrë.

Next Post
Pas deklaratës së Topallit, Basha shkon menjëherë në zyrën e Berishës

Pas deklaratës së Topallit, Basha shkon menjëherë në zyrën e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Anulohet tenderi 50 milionë euro për Hemodializën në 4 spitale, Spahiu urdhëron ndalimin e procedurës! Shkak gabimet dhe…

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com