• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Që të bjerë shi duhet të ketë re (dhe jo vetëm)…

by Aalison Pearse Stevens
11/08/2016 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Duket sikur në rradhët e opozitës ka sot dy qasje ndaj skenarit politik të qeverisë teknike. I pari, ai zyrtari, thotë se me Edi Ramën në zyrë nuk do të ketë zgjedhje dhe se qeveria teknike është thjesht çeshtje kohe. Mundësisht javësh. Qëndrimi i dytë, ai i deputetëve si Genc Ruli apo Majlinda Bregu, thotë se opozita duhet t’i gjejë tek vetja resurset dhe forcat, që të ndërtojë një projekt fitues, pa pritur që Rama dhe Meta papritur të mërziten me pushtetin që kanë dhe të thonë “Po ikim”!

Të dyja qëndrimet tashmë janë bërë publike. Lulzim Basha, i cili e ka zakon të bëjë sikur nuk dëgjon, kur nuk intereson ajo që dëgjon, po vazhdon takimet me disa krerë partish opozitare, të cilët në fakt nuk kanë asgjë në dorë në këtë historinë e qeverisë teknike. Si për ta bërë më të besueshëm skenarin që po ndërtojnë brenda zyrave të tyre, Basha dhe të tjerët po nisin të përmendin edhe një herë nga e para kërcënimet për protesta dhe lëvizje popullore, të cilat nënkuptohet se do të krijojnë klimën për një qeveri teknike.

Po të dëgjosh fjalët e tyre, shtatori do të jetë një muaj shumë i trazuar në Tiranë dhe qytetet kryesore. Po bëhet gati një valë protestash opozitare. A i besojnë vërtetë këto që thonë në PD? Vështirë të thuhet se po. Sepse të gjjtha opozitat e dhjetë vjetëve të fundit kanë dështuar në provokimin e destabilizimit politik, me anë të protestave të rrugës. Është thjesht një skenar që nuk ecën. Rotacionet politike kanë ndodhur gjithmonë (falë Zotit!) përmes zgjedhjeve, pa dhunë dhe kosto njerëzore. Sepse edhe kur këto kanë ndodhur (21 janari), sërish qeveritë nuk kanë lëvizur nga vendi.

Zhurma që bën sot opozita i ngjan asaj kohës së barsur me re e bubullima, por që nuk prodhon asnjë pikë shiu. Gjithçka është aty, zhurma, shkrepëtimat dhe era, veç shiut. Dhe shiu, vallen e të cilit po kërcen prej muajsh opozita, nuk vjen nga sherret Rama-Meta dhe as nga aleancat fluide të momentit në parlament, të cilat siç u pa së fundi, janë të pabesa. Shiu do të bjerë kur opozita të prodhojë masën kritike të pakënaqësisë ndaj qeverisë, por edhe të besimit popullor tek projekti që ajo mbron. Për fat të keq opozita e sotme ende s’na e ka treguar, megjithëse kemi hyrë në vitin elektoral, se cili është projekti i saj politik. Lutjet për qeveri teknike nuk mund të quhen projekt.

Ashtu si e majta në vitin 2013, zgjedhjet duhen fituar me kundërshtarin në zyrë, jo me ministra teknikë. Sepse po nuk e deshën të gjitha palët qeverinë teknike, siç e kanë shprehur edhe deputetët e mësipërm demokratë së fundi, është thjeshtë e pamundur që të ketë një të tillë. Për pasojë, më mirë një përgatitje serioze për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke kontestuar punën e qeverisë aktuale, programin e saj ekonomik, te papunët, investimet e munguara dhe korrupsionin, sesa llafe të kota gushti për qeveri teknike dhe qindra mijë njerëz nëpër rrugë.

Next Post

FOTOT/ Kush është nëna e kush vajza...të dyja trondisin plazhin me "asetet" shpërthyese

Comments 4

  1. Milena says:
    10 years ago

    Skender,besoj se ke degjuar per tersin e pojanit Shkrimet e juaja,nuk jane larg thenieve te Tij.Bile ne disa raste ,perputhen.Me ben cudi,qe edhe kjo foto qe ke vendosur ketu,sot, tregon mosbesim,dyshim,pasiguri,ne rastin me te mire.Pra portret I qarte I pesimizmit,njelloj si tersi I fshatit Pojan.

    Reply
    • Shqiptar says:
      10 years ago

      @Milena.Ti duhet te kesh ndonje hall shume te madh.

      Reply
  2. Milena says:
    10 years ago

    I nderuari shqiptar,supozimi juaj,eshte shume I vlefshem per autorin e shkrimit,portreti I te cilit shpreh shqetesimin tend.Nderkohe ju bej te ditur se deri ne moshen time,kam patur shume kohe te zgjidh hallet,qe natyrisht kane njerezit ne pergjithesi.Ndersa Skenderin,nuk kam patur rast ta njoh nga afer,por vetem nga shkrimet e tij.Ne pergjithesi,nuk paragjykoj njeri dhe nuk krijoj opinion.Komentet perpiqem t’i bazoj vetem nga permbajtja e asaj qe lexoj.Ju falenderoj,per kujdesin.

    Reply
    • Shqiptar says:
      10 years ago

      @Milena.Me vjen keq por ti vetem ne permbajtje qe nuk i bazon komentet.Komenton me mllef ndaj Opinionistit me te mire Shqiptar qe eshte z.Skender Minxhozi.

      Reply

Leave a Reply to Shqiptar Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In