• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që sot mori fund berishizmi, që ka më shumë vlerë se arrestimi i Berishës

by Carlo Bollino
30/12/2023 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një shkrim mbi atë që ajo konsideron si rolin historik dhe politik të Sali Berishës, krahasoi arrestimin e ish kryeministrit me atë të liderit të opozitës në Rusi. “Edhe në Rusi e arrestojnë kreun e opozitës”, shkruajti e skandalizuar në titullin e editorialit të saj. Topalli shtiret sikur e ka harruar se akoma para se ta bënte Putini në Rusi, ka qenë pikërisht Sali Berisha që arrestoi në Shqipëri kreun e opozitës. Në momentin e arrestimit të urdhëruar nga doktori, ndërsa ishte i ulur në zyrën e Presidentit (urdhër i firmosur nga prokurori që sot është avokati i tij mbrojtës), Fatos Nano nuk ishte një kryetar opozite i vetëshpallur dhe pa parti, siç është sot Berisha, por kryetar i Partisë Socialiste në krye të detyrës dhe plotesisht legjitim. Berisha e arrestoi duke e mbyllur në një qeli sa më larg Tiranës, pa e lehtësuar as me arrest shtëpie dhe as me masa te tjera lehtësuese, dhe me prova totalisht te stisura. Fatos Nano e pranoi vendimin pa protestuar dhe pa premtuar një revolucion, aq më pak duke kërcënuar prokurorët e Berishës, edhe pse e konsideronte edhe ai veten absolutisht të pafajshëm.

Relativizimi i të vërtetës, deformimi i fakteve dhe gjykimi sipas një standardi të dyfishtë, është element dallues i berishizmit me të cilin edhe Jozefina Topalli mesa duket është reinfektuar. Në procesin e viktimizimit që Berisha po ushqen në këto javë duke e treguar veten një tip martiri i llojit Nelson Mandela apo një hero paqësor si Gandi, harron të shpjegojë se arrestimi i vendosur nga SPAK nuk i përket akuzave për korrupsion për të cilat është arrestuar dhëndrri i tij, por vetëm shkeljes së detyrim paraqitjes që është një masë kufizimi i lirive që të hetuar të tjerë po e përballojnë (më parë dhe pas tij), pa asnjë protestë dhe asnjë kundërshtim publik. Edhe ata e konsiderojnë veten të pafajshëm. Nëse Berisha do ta kishte respektuar atë vendim të gjykatës antikorrupsion për t’u paraqitur dy herë në muaj për 5 minuta për të firmosur në regjistrin e prezencave pranë SPAK, askush nuk do ta arrestonte dhe si politikan i lirë do të mund të vazhdonte të mbrohej nga çdo akuzë duke kundërshtuar në të gjitha shkallët institucionale atë vendim që e konsideron antikushtetues.

Ndaj, protagonisti i vërtetë në origjinën e arrestimit të Berishës nuk është SPAK, por vetë Berisha dhe bindja e tij e pakorrigjueshme se është personifikimi i Shtetit dhe se është përmbi çdo institucion tjetër. Berisha vazhdon ta identifikojë veten me opozitën dhe me logon e Partisë Demokratike, por kjo është një tjetër gënjeshtër për të lënë të kupohet se arrestimi i tij do të thotë arrestim i opozitës. Natyrisht që nuk është kështu. Kur e detyroi të izolohej per 4 vitet në një burg larg kryeqyteti dhe me asnjë lloj mundesi komunikimi publik, Berisha u gjend përballë një Fatos Nanoje më të fortë se kurrë dhe një opozite në dukje me kokë të prerë, por në fakt të aftë për ta mundur në zgjedhje. Pra, nëse Berisha mbtetet minorancë, nuk do të jetë për faj të akuzave te SPAK-ut, por vetëm se pas 32 vitesh gënjeshtra, shqiptarët nuk e besojnë më dhe nuk e votojnë. Berisha është nje politikan i humbur per fajin e tij dhe jo per shkak te Drejtesisë. Berisha, i fryrë nga një ego e pamasë, nuk e pranon idenë se ka mbetur një qytetar i thjeshtë me një histori pas krahëve dhe pa asnjë të ardhme politike, sot përkohësisht deputet, i cili, si çdo qytetar tjetër, duhet t’u përgjigjet rregullave të drejtësisë, edhe kur me gjasë, drejtësia gabon. Askush nuk e përjashton mundësinë që Berisha një ditë të mund të njihet si i pafajshëm për historinë e ish-klubit Partizani, por ky vendim i takon të jepet nga një gjykatë siç e parashikon Kushtetuta dhe jo nga një forme arkaike vetedrejtësie si Kanuni, me të cilin Berisha është rritur dhe pretendon të imponojë. Nuk mund të vetëshpallet Berisha si i pafajshëm, duke iu shmangur në këtë mënyrë rregullave të drejtësisë. Edhe ai si gjithë qytetarët e tjerë, duhet t’i përballojë edhe pse vazhdon të deklarohet i pafajshëm. Kështu do të thotë të jesh lider dhe burrë shteti. Siç u tregua Fatos Nano.

Sali Berisha nuk arrestohet sepse është qartësisht fajtor për korrupsion, por sepse me qartësi absolute ka shkelur detyrimin e paraqitjes të vendosur nga gjykata. Faji i tij është shumë më i vërtetueshëm se sa fajet e mijëra të paraburgosurve të tjerë (përfshi edhe dhjetëra ish-pushtetarë socialistë)në favor të të cilëve Berisha, si politikan, nuk ka shprehur asnjë formë proteste apo solidariteti. Pra edhe këtë herë vlen standarti i dyfishtë i berishizmit: Kushdo tjetër mund të arrestohet edhe para se të dënohet, madje dhe pa prova, përveç Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Vetëm për ta duhet të vlejë imuniteti i përjetshëm.

Arrestimi i Sali Berishës nuk është një akt që në vetvete meriton festime. Edhe pse konsiderohem një viktimë e persekutimeve të tij prej të paktën 30 vitesh, nuk gëzohem ta shoh me pranga. Konferencën e fundit për shtyp para arrestimit e dedikoi për mua, sikur opozita të mos kishte argumente më tërëndësishme se unë për të trajtuar, me ato shpifje te zakonshme që tregon një obsesion paranojak të ushqyer nga urretja personale dhe nga pafuqia per t’u perballuar me faktet. Te pakten qe sot e tutje Rithemelimi ka shanse unike per te rifilluar luftën politike duke u fokusuar mbi aksione politike dhe jo mbi shpifje dhe të çliruar nga hakmarrja personale e familjes Berisha. Sali Berisha tani është i vetmuar.

Ajo që me kthen shpresën është se arrestimi i tij do të shënojë mbarimin e berishizmit dhe pandëshkueshmërinë që e ka karakterizuar për gati një çerek shekulli. Më në fund edhe Sali Berisha si dhe familjarët e tij jane bërë të barabartë me të tjerë përpara ligjit, dhe për këtë arsye duhet të falejderojmë kurajon e SPAK që vendosi të thyejë një tabu’ deri më sot të paprekshme. Me fundin e berishizmit nuk do të ketë më asnjë politikan tjetër në Shqipëri që mund të mburret se është imun para drejtësisë.

Ndonjë hipokrit do të qajë me lajmin e arrestimit të tij, por do të jenë të njëjtët lotë që shoqëruan funeralin e Enver Hoxhës. Shumë pak do të jenë ato të sinqerta. Analogjia me fatin e familjes Hoxha nuk i takon vetëm historisë së lotëve fallco, por edhe arsyet e arrestimit: Të shohësh Sali Berishën të akuzuar për një histori korrupsioni familjar duke e ditur se sa krime të tjera ka kryer dhe sa qindra të vrarë ka në ndërgjegjen e tij (para dhe pas 1997), është e krahasueshme me arrestimin e Nexhmije Hoxhës e dënuar se kishte pirë shumë kafe, dhe jo për genocid. Por edhe një super killer si Al Capone u dënua vetëm për evazion fiskal, dhe në fund të fundit, drejtësia është kështu gjithandej: Godet ku mundet dhe jo gjithnjë dënon për fajin më të rëndë. Është e rëndësishme që koha e drejtësisë të vijë. Për të gjithë.

Next Post
Deputeti i PD-qytetarëve: Mos dëgjoni ambasadat, nëse nuk proteston je turpi vetë kudo ku ndodhesh

Nevrikoset ish deputeti i Berishës, ngatërron vitet e themelimit të PD: Edi Rama, o horr, të premtoj që do zgjohemi dhe do të të...!

Comments 1

  1. Ledi says:
    2 years ago

    Zoti Karlo ,Jozefina ben paralelizma te tilla se eshte afer tij ne ide dhe veprim.Te degjojne Nandela dhe Gandi se jane te nhejte me Berishen nga varri do te ngriheshin , se ata perfaqesonin lirine dhe jo korrupsionin dhe tiranine

    Reply

Leave a Reply to Ledi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In