• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që Skënderbu të mos kthehet në heroin, që na prish me Perëndimin

by Mero Baze
28/11/2017 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Qeveria bëri publike sot logon e “Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, një fushatë një vjetore, e cila shikohet me dyshim nga fqinjët dhe partnerët perëndimorë të Shqipërisë, kur vendoset në kontekstin e patetizmave patriotike të qeverisë së Tiranës, mbledhjeve të përbashkëta me Kosovën e Maqedoninë, fishekzjarrët e Pandeli Majkos, bashkëkryesimin e dy presidentëve, dhe frikën se në Ballkan të gjithë janë gati për t’u gdhirë nacionalistë, sidomos kur janë dhe pak hajdutë.

Por a është kjo fushatë një demonstrimi i nacionalizmit shqiptar?

Nuk është, por qeveria shqiptare e ka të vështirë ta shpjegojë këtë. E ka të vështirë nga pikëpamja kulturore, historike dhe politike. Edhe nga dëshira që të merret me dy kuptime.

Vështirësia qëndron tek fakti, se promovimi që i bëhet Skënderbeut nga qeveritë shqiptare në Tiranë, po dhe në Prishtinë, nuk është në funksion të një një simboli bashkimi, por të një identiteti perëndimor të Shqipërisë. Debatet e pafundme rreth figurës së Skënderbeut të ngjallura së fundmi, kanë të bëjnë pikërisht me zhbërjen e tij si figurë e identitetit kombëtar dhe trajtimi i tij si nacionalist anti-turk, apo si aleat dhe ushtar i Vatikanit. Ky është një debat delikat historik dhe kulturor, ku, nëse përzihet politika, bëhet dhe më keq.

Por e vërteta është se Skënderbeu u vlen shqiptarve si identitet i orientimit të tyre perëndimor. Ata shikojnë tek ai jo vetëm rezistencën ndaj një pushtuesi që erdhi nga Lindja, por mbi të gjitha, faktin se luftonte në emër të Perëndimit në Shqipëri.

Rilindja shqiptare po ashtu e përdori Skënderbeun për të njëjtin qëllim. Këtu ka pak rëndësi Skënderbeu i vërtetë, dhe faktet historike, biologjike, apo antropologjike, si gjatësia e tij, shpata e vogël apo e madhe, përkrenarja e vogël me dy brinjë dhije, nëna e krishterë që nuk e kishte ndarë nëse ishte me Kostandinopojën apo Romën, apo fati i Shqipërisë në atë kohë.

Skënderbeu që përdorim ne, me atë që ka ekzistuar, nuk është e thënë të jenë e njëjta gjë. Miti i Skënderbeut, është miti i shqiptarëve europianë, dhe Shqipëria e Kosova ka sot nevojë për këtë mit.

Politika shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, nuk është e gatshme, dhe bën mirë që rri larg debateve religjioze, larg shkulmave të urrejtjeve neo-osmane, që here- herë derdhen mbi Skënderbeun. Bën mirë, pasi nuk ka pse përfshihet në një betejë për të mbrojtur Skënderbeun nga turqit e rinj. Skënderbeu nuk na duhet si luftëtar anti-turk, por si kalorës i Perëndimit. Edhe ashtu, ai dikur e humbi luftën me turqit, por kurrë nuk humbi si simbol i Perëndimit për shqiptarët. Ky është një debat që dominohet nga nevoja jonë për identitet perëndimor dhe jo nga nevoja për një figurë që të na ribashkojë trojet apo shtetet tona. Kjo është një çështje e tejkaluar.

Ndaj qeveritë shqiptare, si ajo e Tiranës, dhe e Prishtinës, duhet të fokusohen qartë tek mënyra se si e shpjegojnë “Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”. Gjithë sulmi ndaj tyre do të jetë që është një vit që promovon bashkimin kombëtar, por në fakt duhet të qartësohet se është një vit që forcon identitetin tonë europian. Së paku në aspektin propogandistik.

Më tej, për të qenë europianë duhet të bëjmë detyrat që na ka lënë Europa, të plotësojmë standartet e anëtarësimit dhe ta bëjmë realitet këtë ëndërr. Por si propogandë, së paku vlen të merret si një qasje ndaj identitetit tonë historik europian.

Ndryshe, në vend të përkujtojmë figurën që na lidh me Europën, do ta kthejmë “Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut” në vit anti-europian. Edhe pse do flasim gjithë vitin për kryekalorësin perëndimor të shqiptarëve!

Next Post
Magazina me 12 tonë hashash në Përmet, lirohen banorët e varfër të fshatit

Magazina me 12 tonë hashash në Përmet, lirohen banorët e varfër të fshatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

“Situata e sigurisë më e ndërlikuar, për shkak të aktiviteteve të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit”

April 15, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…

April 15, 2026
Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

April 15, 2026
Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

April 15, 2026
Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

April 15, 2026
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

April 15, 2026
Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

April 15, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

April 15, 2026
VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

April 15, 2026
Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In