• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Analiza e punës së policisë, Proda paralajmëron efektivët: Kush na cenon imazhin, do të largohet menjëherë!

by S T
01/02/2025 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale, Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe të Kufirit dhe Migracionit, morën pjesë në analizat vjetore të punës së strukturave policore në qarqet Vlorë dhe Fier.

Në analizat vjetore ishin të pranishëm drejtuesit e Prokurorive respektive, të Gjykatave dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Proda, në të dyja analizat e punës në Vlorë dhe Fier, vlerësoi angazhimin e strukturave policore gjatë vitit 2024 për përballimin me sukses të sezonit turistik, duke siguruar një sezon pa asnjë incident me turistët, intensifikimin e punës për parandalimin e kultivimit të kanabisit, çka solli një ulje të ndjeshme të rasteve krahasuar me vitet e mëparshme, si dhe reagimin në kohë për trajtimin e çështjeve të adresuara nga qytetarët.

Proda vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e mirë me Prokuroritë respektive dhe inkurajoi drejtuesit e rinj të strukturave policore që të forcojnë më tej këtë bashkëpunim, jo vetëm me agjencitë ligjzbatuese, por edhe me qytetarët, të cilët janë aleati më i rëndësishëm për përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Pavarësisht sfidave të shumta, viti 2025 duhet të shënojë përmirësim të treguesve të punës, me angazhimin maksimal të drejtuesve të strukturave policore dhe fokus të veçantë në parandalimin e krimeve kundër personit. Prioritet do të jetë sigurimi i informacionit për çdo person me precedent kriminal, si dhe rihapja dhe zbardhja e ngjarjeve të vjetra kriminale, të cilat shpesh janë dhe burim për ngjarje të reja. Sigurimi i inteligjencës policore dhe hetimet proaktive janë thelbësore për goditjen e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit dhe drogave të forta, si dhe për luftën kundër krimeve ekonomike e financiare dhe trafiqeve të paligjshme.

Një tjetër çështje ku u ndal Proda ishte rëndësia e njohjes së gjuhës angleze nga punonjësit e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kufitare në pikat e kalimit, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe turistëve. Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të vizitorëve të huaj dhe rolin e policisë si kontakti i parë me ta, ai ka kërkuar të merren masa për të mundësuar ndjekjen e një kursi bazë të gjuhës angleze për punonjësit e këtyre strukturave. Në këtë kuadër, Akademia e Sigurisë do të shtojë orët mësimore të gjuhës angleze për Kolegjin e Policisë dhe do të ofrojë orë suplementare për studentët e Fakultetit për Hetimin dhe Sigurinë.

Proda ka qenë i prerë në porositë për zbatimin me korrektësi dhe paanshmëri të ligjit zgjedhor nga ana e punonjësve të Policisë, të cilët duhet të jenë të distancuar nga çdo ndikim apo veprimtari me karakter politik dhe të fokusohen në përmbushjen e detyrave, duke garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë fushatës zgjedhore. Cilido që cenon imazhin e Policisë së Shtetit do të largohet menjëherë nga radhët e saj.

Në vijim, Proda kërkoi nga strukturat e hetimit të krimit që krahas hetimit të paligjshmërive, prioritare të kenë dhe krimet zgjedhore.

Drejtuesit e Prokurorive respektive vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes Drejtorive Vendore të Policisë dhe Prokurorive dhe siguruan Drejtorin e Përgjithshëm se ky bashkëpunim do të konsolidohet më tej. Ata theksuan se rritja e cilësisë së punës hetimore dhe operacionale do të jetë prioritet në luftën kundër krimit të organizuar, krimit të rrugës dhe çdo paligjshmërie që cenon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

Next Post
Trump njofton se brenda 30 ditësh do të marrë vendimin mbi të ardhmen e TikTok në SHBA

Donald Trump kërcënon Evropën: Do të vendosim tarifa për produktet tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com