• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që listat e hapura të mos e mbyllin edhe më shumë Shqipërinë

by Astrit Patozi
26/07/2020 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Nuk duhet të kemi iluzione. Listat po i hapin ata, që i kanë mbajtur deri tani me kyç dhe i duan ende të mbyllura. Nuk po e bëjnë për popullin, për demokracinë jo e jo, por thjesht për t’i futur thikën njëri-tjetrit në zgjedhje.

Të gjitha sa thonë nuk kanë asnjë lidhje me interesin dhe dëshirën e publikut, por me llogaritë e tyre të pastra elektorale. Dhe nuk është çudi që në garën e tyre hipokrite për të mbajtur flamurin të dalë dikush e të thotë se i do 200 përqind të hapura listat.

Fakti që po zihen prapë, ne sigurisht nuk na prish ndonjë punë, përkundrazi. Ndoshta edhe Shqipërisë i bëhet më mirë nga kacafytja e tyre. Deri këtu, asgjë për t’u shqetësuar.


Por kaq është fare pak për të brohoritur fitore. Duhet ta dimë paraprakisht se hapja e listave nuk ka asnjë vlerë për ata që ndryshimin e kërkojnë nga shtëpia e tyre apo maksimumi në facebook. As nga ata që presin të shohin emisionin e Fevziut ditën e enjte për të kuptuar çfarë ndodh në Shqipëri, si tifozë që presin ndeshjen e fundjavës të ekipit të vet.


Hapja e listave vlen vetëm për ata që do të zbresin në fushë. Parti, lëvizje, shoqata, personazhe publike, që janë afishuar për ndryshimin, sot janë të thirrur nga koha. Të gjitha format e bashkëpunimit mes të ngjashmëve janë të mundura, për sa kohë që kauza e madhe i bashkon në një pikë.


Por ata duhet patjetër që të garojnë në këto zgjedhje. Në radhë të parë që të sfidojnë drejtpërsëdrejti pengmarrësit e mëdhenj të demokracisë në Shqipëri për dekada me radhë, por edhe për t’i dhënë qytetarëve një alternativë të re. Ndryshe, nuk ka asnjë kuptim.


“Fati ndihmon gjithmonë guximtarët”, thuhet në një këngë hit të Vasko Rosit. Dhe kjo duhet pasur parasysh nga të gjithë ata që e kanë seriozisht përpjekjen e tyre dhe jo thjesht si një mënyrë ankimi për atë që bëjnë keq të tjerët. Kjo edhe për faktin që mund të mos ketë kurrë një shans të dytë, sepse një mazhorancë e tillë e bollshme kushtetuese si kjo e Edi Ramës për meritë të Lulzim Bashës, që ia fali mandatet, Shqipërisë mund të mos i vijë më edhe për 50 vjet.

Ndaj nuk duhet pritur asnjë sekondë më për t’u dhënë avantazh ushltallarëve të vjetër, që më shumë na urrejnë ne, sesa i frikësohen njëri-tjetrit. Sepse koha ka treguar, se midis tyre mund të bëjnë, jo vetëm luftë, por edhe pazar. Kurse ne në asnjë mënyrë nuk na duan nëpër këmbë, ndaj edhe do të bëjnë gjithçka mbi tokë për të na dekurajuar dhe dëmtuar në rrugën tonë.

Por mendoj se kjo duhet të na motivojë më shumë. Tek e fundit, ne të gjithë e dimë se politika nuk është ndonjë sport i lehtë dhe hapja e listave nuk e ka ndryshuar aspak këtë ligjësi të përbotshme dhe shekullore. Aq më tepër kur ajo po vjen si një “dhuratë” nga shkaktarët dhe përgjegjësit e krizave dhe gjendjes dramatike të shtetit të së drejtës në Shqipëri.


Por, nga ana tjetër, nëse nuk do ta shfrytëzojmë këtë mundësi, jam i sigurt që hapja e listave, jo vetëm që nuk do të shërbejë pozitivisht për nisjen e ndryshimit, por mund ta përkeqësojë edhe më tepër ambjentin politik në Shqipëri. Sepse do t’u japë një argument të fortë oligarkëve politikë se ata fitojnë njësoj si më përpara edhe në kushtet e një gare më të hapur, pavarësisht sa e tillë do të bëhet ajo.


Që do të thotë se po dolën pa u lagur edhe këtë radhë, ata nuk do të mburren më vetëm si të fortë, por edhe si demokratë të mëdhenj. Dhe ai do të ishte vërtet fundi i botës.

Next Post
Dua t’ju njoh me Milenen!

Labëria sekrete, nga Kanina në Kuç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In