• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që Kuvendi, të rrij larg “imunitetit” për arrestimin e deputetit

by Mero Baze
18/01/2018 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Lexova me vemendje projekt-ndryshimet në rregulloren e Kuvendit në nenin 118, që bën fjalë për heqjen e imunitetit të deputetëve, dhe nenin që është sot aktualisht në fuqi. Përtej spekullimeve në të vërtet nuk ka ndodhur asgjë përveçse janë qartësuar procedurat për shkak të problemeve që hasën në rastin kur u zbatuan për deputetin Saimir Tahiri.

Nuk është prekur as thelbi i kopetencës që ka Komisioni i Mandateve për të gjykuar bazuar në prova, nuk është prekur as e drejta e Kuvedit për ta mbrojtur, ose jo deputetin.

Zhurma e opozitës rreth kësaj çështje, më ngjan se është më shumë një mërzitje që nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e rëndësishme në këtë drejtim, që ti nxirrnin gënshtenjat me duart e të tjerëve, se sa që ka ndryshuar. (Lexoni më poshtë dokumentin si është dhe si ndryshohet.)

Ajo që unë dua të them, është diçka që nuk po e thotë çuditërisht opozita. Në të vërtet do ishte një ide e mirë që ky nen të hiqet fare nga rregullorja e Kuvendit dhe të ndryshohej Kushtetuta, duke kërkuar dhe votat e opozitës, me qëllim që heqja e imunitetit dhe autorizimi i arrestimit të një deputeti, të mos ishin fare në dorë të Kuvendit, por të Gjykatës. Pra të mos shkonte një herë këkresa në Kuvend dhe pastaj në Gjykatë, por direkt e në Gjykatë të Lartë.

Ajo që më duket absurde dhe që  është  edhe në rregulloren aktuale dhe në rregulloren e qartësuar më shumë, Komisioni i mandateve merr atributet e një trupe gjykuese mbi fajësinë ose jo të një deputeti në raste jo flagrance. Dhe në të gjitha rastet ne e dimë se kjo është thjeshtë një gjykim politik, sado profesionist të hiqen deputetët.

Një deputet nën akuzë, nuk duhet të lihet fare në dorë të deputetëve, dhe opozita e qeveria, duhet të bashkohen për ta ndryshuar këtë kopetencë në kushtetutë dhe t’ia delegojnë Gjykatës Lartë vendimin për tu arrestuar ose jo një deputetë, jo në kushtet e flagrancës.

Pra prokuria të mos i kërkoj parlamentit autorizim për arrestim por Gjykatës së Lartë, duke i çuar dosjen me provat që ka. Gjyqtarët janë në të gjitha rastet më të përgjegjshëm profesionalisht se sa deputetët dhe kanë më pak emocione politike para fakteve.

Kushtetuta jonë autorizon Kuvendin të jap autorizim për arrestimin e një deputeti jo në kushtet e flagrancës, dhe pastaj rregulorja detajon dhe procedurën. Kjo gjë nk ndryshohet me rregullore Kuvendi por me Kushtetutë.

E di që kjo gjë, ha shumë debat sidomos në kushtet e një klime puritane kundër politikës dhe lidhjeve të saj me krimin.

Por ajo që është e çuditëshme, është që opozita nuk i kërkon qeverisë të ndryshojnë Kushtetutën dhe t’ia heqin parlamentit nga duart këtë kopetencë, por spekullojnë me ndryshime në rregullore, që në fakt nuk ndryshojnë as thelbin e çështjes, dhe as shtojnë ose pakësojnë të drejta që deri tani nuk i ka shumica në Kuvend.

Kjo që unë propozoj është një praktikë që e kanë shumë vende, ashtu si ka vende si Italia që kanë këtë praktikë që kemi ne me Kuvendin. Kjo nuk do të thotë se kjo që kemi është praktikë e dështuar, por në kushtet kur duam ta mbajmë larg politikën nga krimi dhe duke qenë se ajo është vet nën akuzë, është mirë të mos jetë, “vet Ali, e vet Kadi”. Kjo do të kishte kuptim të ishte një nisëm politike për ta mbajtur politikën larg nga drejtësia për një deputet. Por për këtë opozita që duhet të ishte e para, bën sikur nuk e ka mendjen..

Next Post
Arrestohet në Holandë shqiptari i shumëkërkuar

Arrestohet në Holandë shqiptari i shumëkërkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In