• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që Klosi mos t’i bjerë gozhdës dhe policia patkoit

by Dritan Hila
27/04/2020 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në mesin e pandemisë, qeveria u kujtua të bëjë diçka të mirë: hoqi taksën për importin e jahteve dhe mjeteve të lundrimit për qëllim turistik. Haleluja. Më së fundi diçka me brumë që do ti japë një zhvillim cilësor turizmit shqiptar por edhe të ardhura ekonomisë.

Ka qenë pika e dobët e strategjisë sonë. Pa këtë komponent, do mbeteshim tek turisti bazik.

Nuk mungoi partia e “notarit” që e kundërshtoi këtë ligj. Nxorën Jorida Tabakun e cila nuk ka lidhje as me detin as me lundrimin madje as me notin. Argumentet ishin ato që e lanë këtë vend në bisht të fqinjëve përsa i takon mjeteve lundruese dhe infrastrukturës detare. Kur “notari” mori pushtetin në 2005-ën, dhe nxori moratoriumin e mjeteve lundruese që rrjedhimisht penalizuan edhe infrastrukturën detare, Budva, Bar dhe Kotorri ishin porte peshkatarësh. Sot një muaj ankorim ndër to, kushton 5 mijë euro e përpjetë. Pa përllogaritur përfitimet nga furnizimet me karburant, ushqime dhe shërbime. Ndaj ajo dalja e Joridës të shkaktonte nakatosje barku.

Mirëpo këto përpjekje për të mbajtur gjallë frymën e turizmit, mund të zerohen nga struktura të tjera ku njëra i bie gozhdës dhe tjetra potkoit.

Kështu përshembull drejtori i përgjithshëm i policisë ka nxjerrë një urdhër që ndalon larjen në det edhe të vendalinjve. Nuk e kam idenë a e di Ardi notin, por duhet të pyesë policinë e cila ja shpjegon që ata që lahen tani, janë profesionistë që numërohen me gishtat e dorës.

Gjithashtu pas 40 e kusur ditësh izolim, qenia njerëzore ka nevojë për rrezet e diellit që i formojnë vitaminën D në trup, e cila është aktorja kryesore e imunitetit. Ndaj duhet të fillojë lirimin inteligjent të masave shtrënguese dhe jo të ndalojë larjen e njerëzve se nuk janë skafe hashashi.

Nderkohë duhet të fillojnë që të përcaktojnë rregullat e distancimit në plazhe dhe mes çadrave dhe shtretërve. Kjo punë duhet bërë brenda javës që po hyjmë. Në Greqi ne 1 maj hapet sezoni dhe strukturat janë gati. Në Itali lejohet frekuentimi i plazheve dhe kanë dalë udhëzimet sesi do të operohet këtë vit.

Unë jam në Vlorë dhe që nga komshiu im, italiani Paolo që ka marrë me qera lokalin dhe plazhin përballë, ashtu dhe gjithë zona e Zvernecit e cila do një ndërhyrje voluminoze për shkak të shisheve dhe plehrave që kanë hedhur vlonjatët gjatë vitit në det dhe ai i ka nxjerrë në këtë vijë ranore, po presin daljen e udhëzimeve sesi do aplikohet frekuentimi këtë vit.

Njesoj të bllokuar janë në gjithë vijën bregdetare. Të gjithë shprehen se vonesa qoftë edhe një ditë pas kësaj jave, dhe ca më keq mungesa e koordinimit mes dikastereve, mund të sjellë dështimin e një sezoni i cili edhe kështu ka probleme.

Në kushtet kur turizmi është e vetmja limfë vitale që mund ti vijë një ekonomie të bllokuar, i gjithë roli lider në këtë operacion kompleks i takon Ministrisë së Turizmit e cila ka dhe ndjeshmëritë e problematikës. Policia dhe shëndetësia duhet të jenë ndihmësit dhe këshilltarët e saj. Është prova jonë e parë sesi do ti përshtatemi kësaj pandemie që nuk do të jetë e shkurtër. Është mundësia jonë që te rishpikim veten. Është një shans që edhe administrata mos ti bjerë njeri gozhdës e tjetri patkoit me përfundim që kali ekonomisë të ngordhë nga paaftësia e mballomatarëve./dritare.net

Next Post
FOTO/ Nga Tomka tek Beni e Rudina, si kanë ndryshuar sot 10 fëmijët që mbërthyen pas ekranit të gjithë shqiptarët

FOTO/ Nga Tomka tek Beni e Rudina, si kanë ndryshuar sot 10 fëmijët që mbërthyen pas ekranit të gjithë shqiptarët

Comments 1

  1. Luka says:
    6 years ago

    Afer detit ,afer mbretit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com