• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qazim Sejdini u kërcënua nga grupi i rrezikshëm kriminal? Reagon kryebashkiaku i Elbasanit

by A R
07/02/2017 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme në disa media qarkulloi lajmi se kryebashkiaku i Kavajës Qazim Sejdini është marrë në mbrojtje nga policia pasi u kërcënua nga një prej bandave kriminale më të fuqishme të zonës.

Por pas shpërndarjes së lajmit, ka reaguar kreu i bashkisë Sejdini dhe Drejtori i Policisë së Elbasanit Alfred Cepe.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura për masa të shtuara të sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Elbasanit”, thuhet ne njoftimin e Bashkise.

Reagimi i kreut te bashkise dhe drejtorit të Policisë Alfred Cepe

Nisur nga disa informacione që po qarkullojnë në mediat online, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z.Qazim Sejdini, për të qetësuar opionin publik, por edhe për shkak të transparencës njofton se: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura për masa të shtuara të sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, vazhdon aktivitetin e tij të përditshëm në përkujdesje për qytetin, punët e bashkisë dhe problemet e komunitetit. Informacionet e panevojshme, me qëllim deziformimin e opinionit publik, janë tendencioze dhe të pabazuara.

Zyra e shtypit e bashkisë së Elbasanit, dhe pranë kryetarit Qazim Sejdini, ka qenë e hapur si për gazetarët lokalë ashtu edhe ata të mediave kombëtare. Qyteti i Elbasanit, si një ndër qytetet kryesore në vend, është duke vijuar transformimin rrënjësor, nisur nga projektet e shumta dhe mbështetja e qeverisë.

Janë projekte madhore me impakt të madh social, ku është fokusuar jo vetëm kryetari i Bashkisë, por edhe komuniteti i qytetit të Elbasanit dhe rrethinave.

Ftojmë gazetarët, për cdo informacion, të drejtohen pranë organeve kompetente, për të shmangur dezinformimin. Dhe ketu e kemi fjalën jo vetëm për bashkinë e Elbasanit, por edhe për policinë e shtetit apo institucione të tjera të interesuara.

Informacioni i Drejtorit të Policise:

Policia e Elbasanit konfirmon se pas ngjarjeve te fundit kriminale ne qytet ka prani te shtuar te sigurise.

Por sipas drejtorit te policise, as ndaj kryetarit te bashkise dhe as ndaj ndonje qytetari tjeter nuk ka mbrojtje te shtuar.

/a.m.

Next Post
FOTOT/ Më e mirë e ëma se… dy vajzat e saj

FOTOT/ Më e mirë e ëma se... dy vajzat e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com