• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Qasja në informacion, edukim dhe kujdesi ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues gjatë pandemisë Covid19

by A R
06/05/2023 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krizën më të madhe shëndetësore, socio-ekonomike nëtë gjithë botën e ka shënuar pandemia globale Covid-19, të paktën në tri dekadat e fundit. Ekspertët e shëndetit, organizatat që në fokus kanë të rinjtë dhe politikat shëndetësore në vendet e Ballkanit dhe Europws, autoritete të vendit u bënë bashkë në Tiranëpër të diskutuar mbi reagimin dhe strategjitë e ndjekura nga vendet respektive që të rinjtë, gratë, grupet e margjinalizuar të kishin akses të plotë në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Hulumtimi 3 vjeçar i Qendrës Shqiptare për Popullsinëdhe Zhvillimin në Shqipëri, Instituti për Popullsinë dhe Zhvillimin në Bosnje, Shoqata e planifikimit familjar në Bullgari, Qendra për Këshillimin, Shërbimet Sociale dhe Hulumtimin në Kosovë dhe Shoqata e Edukimit dhe Hulumtimit Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut është një dokument që tregon që të rinjtë ende përballen me aksesin e kufizuar në shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Në këtë raport evidentohet se 15% e adoleshentëve raportuan nevojë më urgjente për informacion për marrëdhëniet seksuale. Nga të cilët 11% e të rinjve dhe adoleshentëve në zonat rurale raportuan urgjencë më të lartë në informacion për marrëdhënie seksuale të sigurta.

Përtej informacionit dhe marrëdhënieve të sigurta intime, të rinjtë kanë raportuar mbi efektet negative tëpandemisë në gjendjen psikologjike dhe shëndetin mendor. 54% e të rinjve janë shprehur se kanë përjetuar gjendje negative gjatë pandemisë dhe 63% e tyre kanëshfaqur situata dhe problematika të shëndetit mendor.

Pandemia u shoqërua gjithashtu me rritje të numrit tëincidenteve të dhunës me bazë gjinore dhe pati kufizime të shprehjes së lirisë të identiteti gjinor si dhe orientimit seksual për komunitetin LGBTI që përjetuan ndarje fizike nga partnerët e tyre.

Referuar aksesit në shërbimet shëndetësore dhe qasjes së të rinjve në institucionet spitalore dhe ekspertët e shëndetit, 75% e tyre kanë dëshmuar se sa e rëndësishme është të kesh mjek familjeje dhe tëraportosh mbi problematikat shëndetësore. Gjithashtu prezenca e mjekut të familjes dhe informacioni mbi edukimin seksual ka sjell një qasje pozitive dhe tëshëndetshme tek të rinjtë. 53% janë shprehur pozitivisht për impaktin që kanë patur me mjekët e familjes dhe aksesin në shërbimet shëndetësore.

Elona Gjebrea, Drejtuesja e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Drejtuesja e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin Elona Gjebrea si organizatore dhe mirëpritëse e këtij aktivitetit e vuri theksin në rëndësinëqë kanë panele të tilla duke bërë bashkë aktorët më tërëndësishëm me qëllim nxitjen e të rinjve për aksesin në informacion dhe shërbimet shëndetësore.

‘Të rinjtë në situata të pambrojtura në Ballkanin Perëndimor përballen me shumë pengesa për aksesin në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues. Gjatë gjithë pandemisë COVID-19, ata kishin pengesa shtesë për të aksesuar informacionin, mbështetjen dhe kujdesin. Anëtarët dhe partnerët e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF) në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, të mbështetur nga Zyra Rajonale e IPPF EN, po mbështesin të rinjtë që të bëjnë fushatë për politika dhe programe që forcojnë sistemet shëndetësore dhe rrisin aksesin në kujdes dhe duke mos lënë askënd pas, në dhe përtej situatave emergjente”- shpreh Znj. Gjebrea.

Lena Luyckfasseel, Drejtore Zyra Rajonale e rrjetit evropian IPPF

“Është e rëndësishme që shërbimet shëndetësoresidomos ato për shëndetin seksual dhe planifikimin seksual të jenë të aksesueshëm për të gjithë të rinjtë. Më e rëndësishme në këtë proces është që këto shërbimet të jenë gjithashtu orientuese dhe miqësore. Ajo që mësuam nga pandemia, ishte që Covid 19 solli pasoja në aspektin socio-ekonomik dhe në atëshëndetësor. Përmes projektit “Zëri i të rinjve’ ne synojmë që të rrisim njohuritë tek kjo kategori, tënxisim fuqinë e të rinjve që kanë në shoqëri si dhe tënxisim bashkëpunimin me aktorët e përfshirë në këtëproces. Të rinjtë janë pjesa më e rëndësishme e këtij studimi ndaj të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet tona për të zgjeruar aksesin për informacionin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore” – Lena Luyckfasseel, Drejtore e Programit dhe Performancës- Zyra Rajonale e rrjetit evropian IPPF.

Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ndërsa Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët e vuri theksin në strategjinë e qeverisëshqiptare ku në fokus ka arsimin, edukimin dhe rritjen e aktivitetit sportiv në shkolla.

“Ne duhet të dëgjojmë zërin e të rinjve pasi zëri i tyre nuk është dëgjuar gjithmonë. Ne kur flasim për tërinjtë, flasim për arsimin, flasim për shëndetin të cilët janë elementët më të rëndësishëm. Qeveria Shqiptare, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka hartuar dhe po implementojnë strategjinë 2022-2029 ku dëgjohet zëri i të rinjve si zëri më i rëndësishëm nëkomunitet. Në këtë mënyrë ne kemi shprehur të gjithëgatishmërinë që vëmendja jonë janë të rinjtë dhe shëndeti i tyre. Kemi ndërmarrë iniciativa të tjera tërëndësishme si përfshirjen e programit të sportit. Ne aktualisht kemi mbi 700 ekipe sportive në shkolla dhe mbi 220 klasa sportive dhe do të vazhdojmë tëpunojmë që të rinjtë të kenë më shume akses nëinformacion, në aktivitet sportive dhe në struktura ku ofrohet kujdesi shëndetësor.

Nina Guga, Zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit

Znj. Nina Guga, Zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit tha se “Edukimi seksual është i rëndësishëm dhe për zhvillimin social-ekonomik. Është një numër i vogël i të rinjve qënuk e kanë aksesin në arsimin formal dhe nisur nga kjo situatë ne jemi të fokusuar të punojmë me këtëgrup pasi i mungojnë informacionet e duhura. Nëpartneritet me organizuarat për të ofruar programe gjithëpërfshirëse të edukimit seksual në mënyrë qëtë arrijmë të gjithë grupmoshat arsimore si dhe zonat rurale të largëta që mund të përballen me kufizime në aksesin për informacion dhe shërbimet shëndetësorë. Besojmë se edukimi seksual është njëe drejtë e të gjithë të rinjve për promovimin e shëndetit, dinjitetit dhe të drejtat e tyre njerëzore. Jemi të përkushtuar të punojmë me të gjithëpartnerët që të rinjtë të kenë akses në edukimin seksual pavarësisht zonës apo statusit të tyre social-ekonomik”.

Mesazhet e përcjella nga të rinjtë ishin të qarta ndërsa rekomandimet e dala nga ky takim i zgjeruar i rrjetit tëorganizatave të Ballkanit dhe Europës  konsistojnë nërritjen e ndërgjegjësimit për aksesin e të rinjve nëinformacion, kujdes i veçantë që duhet të jetë ndaj ekspozimit ndaj materialeve të dëmshme sidomos për të miturit duke qenë se smartphonet dhe interneti ështëburimi i parë dhe i rëndësishëm për informacion. Vijueshmëria për edukimin seksual, trajnimi i mësuesve dhe edukatorëve si dhe shtimi i përpjekjeve për uljen e diskriminimit dhe fenomeve të tjera tëbullizimit apo dhunës në tërësi.

Next Post
Emri/ Ngjarja e rëndë: U shpall dje në kërkim, 50-vjeçari nga Kavaja gjendet i vdekur në një kasolle

Emri/ Ngjarja e rëndë: U shpall dje në kërkim, 50-vjeçari nga Kavaja gjendet i vdekur në një kasolle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

“Jemi si një familje”, “Bibi” shuan zërat për krisje të marrëdhënieve me Trump

July 6, 2026
VIDEO / ‘Shpërthen’ aktivisti: Agron Shehaj, “kalë Troje” i sistemit në protestë! Distancohuni prej tij…

VIDEO / ‘Shpërthen’ aktivisti: Agron Shehaj, “kalë Troje” i sistemit në protestë! Distancohuni prej tij…

July 6, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump dikton kushtet për NATO-n! Çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

July 6, 2026
Dosja “Partizani”, zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Dosja “Partizani”, zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

July 6, 2026
“Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

“Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

July 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedoni\ Sfida, mbrojtja e të drejtave të fituara dhe garantues të paqes

July 6, 2026
Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

July 6, 2026
Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

July 6, 2026
Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

July 6, 2026
Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In