• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qarqet ruse po provohet më tej se ishin të lidhura me puçin në Mal të Zi

by Java News
27/03/2017 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në procesin gjyqësor kundër të akuzuarve për përgatitjen e sulmeve terroriste në Malin e Zi, po dalin në pah shumë fakte që argumentojnë se këto ngjarje i kanë organizuar disa qarqe të caktuara ruse dhe një pjesë e opozitës pro-serbe në Malin e Zi.

Zëri i Amerikës bën të ditur se në dëshminë e tij prej 11 orësh para Gjykatës, Aleksandar Singjeliç, i cili njihet si paraushtarak serb që ka marrë pjesë në luftërat e ish-Jugosllavisë dhe atë të Ukrainës përkrah ruseve, pohoi se ishte rekrutuar nga agjenti i sigurimit rus, Eduard Shishmakov.

Ai pretendon se Shishmakov i kishte dhënë 200.000 euro për përgatitjen e planit për grushtin e shtetit në Mal të Zi dhe se sipas urdhrit të tij ka rekrutuar personat që duhej të mblidheshin para Kuvendit për të shkaktuar trazira, për të hyrë dhunshëm në institucion, për të qëlluar mbi popullin e për të përmbysur kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç.

Në aksion, sipas dëshmitarit të mbrojtur ka qenë i përfshirë edhe ish-shefi i xhandarmerisë serbe, Bratislav Dikiq.

Singjeliq rrëfeu se pas dështimit të puçit ishte frikësuar për jetën e tij pasi, siç u shpreh, ruset kishin tentuar ta vrisnin dy herë në Beograd, diçka kjo që e detyroi të dorëzohej në Malin e Zi.

Ndërkaq shërbimet ndërkombëtare të sigurisë bënë të ditur se oficeri rus Eduard Shishmakov, i cili ishte organizatori kryesor i ngjarjeve në Mal të Zi, merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ishte njeriu i besueshëm i Vladimir Putinit, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Enkelejd Joti emërohet drejtor i QSUT

Enkelejd Joti emërohet drejtor i QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In