Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një 30-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet një sasi lëndë narkotike, kanabis.
Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte i riu, rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.
“DVP Vlorë: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin , 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi , rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.”
Njoftimi i Policisë së Vlorës
/a.r