Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në Qarkun Dibër.
Kryetari i KZAZ 19 në Peshkopi, Premtim Kryemadhi, tha se procesi i shpërndarjes vijon normalisht dhe se ka nisur me njësitë më të thella siç është Lura. Kryemadhi shtoi se momentalisht nuk ka probleme me komisionerët dhe se këta të fundit janë paraqitur për të tërhequr materialet sipas listave të miratuara më parë.
Në Bashkinë Dibër kanë të drejtë vote 56.622 qytetar, të cilët votojnë në 101 Qendra Votimi. Në Bulqizë kanë të drejtën e votës 29.858 qytetarë, në 49 QV.
Në Bashkinë e Matit kanë të drejtë vote 29.416 qytetar në 50 QV. Në Klos janë 15.665 qytetar me të drejtë vote në 27 QV. Në të gjithë Qarkun Dibër kanë të drejtën e votës 131 288 qytetar. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në total, e kanë ushtruar të drejtën e votës në këtë qark 73.702 qytetarë./ b.h