• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qama refuzoi, prokurorja e Tahirit në krye të Prokurorisë së Tiranës

by A R
01/08/2018 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa orë më parë, u raportua se prokurori Genc Qama u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës pasi Dritan Rreshka u shkarkua nga vettingu.

Por, situata tashmë ka ndryshuar pasi prokurori Qama nuk e ka pranuar këtë detyrë.

Kryeprokurorja Marku ka gjetur një tjetër emër tashmë. Elisabeta Imeraj ëhstë komanduar në krye të Porkurorisë së Tiranës.

Imeraj aktualisht është prokurore në Porkurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo ka hetuar dosjen për ish-ministrin Saimir Tahiri./a.m.

Kush është Elisabeta Imeraj? Prokurorja që hetoi Shullazin, Tahirin e Orest Sotën

Elisabeta Imeraj, prokurorja që ka hetuar çështje të rëndësishme, si dosja Shullazi apo edhe dosja e 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm të cilët u dënuan maksimalisht nga drejtësia shqiptare vjen në krye prokurorisë së Tiranës.

Imeraj, nëna e dy fëmijëve, është diplomuar për drejtësi në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë e më pas ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004. Imeraj ka nisur punë si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2004 e më pas është emëruar në prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.

Imeraj u bë e njohur për publikun shqiptar në tetorin e 2017-ës, pas nisjes së hetimeve për ish-ministrin Saimir Tahiri. Imeraj debatoi në Këshillin e Mandateve me Tahirin, për të cilin prokurorja Imeraj kërkonte heqjen e imunitetit e për të proceduar me arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me prokurorët Valdimir Mara dhe Besim Hajdarmataj, Imeraj ishte pjesë e këtij grupi hetimor. Përveç dosjes Tahiri, Imeraj hetoi edhe çështjen e biznesmenit Orest Sota, i cili u ndalua pasi udhëtonte me 863 mijë euro në makinë, para që sipas prokurorisë nuk justifikoheshin dhe kishin si adresë ish-ministrin Saimir Tahiri.

 

Next Post
Meta i ktheu ligjin, Ahmetaj: Rrëzove pikërisht parimin që doje të mbroje…

Meta i ktheu ligjin, Ahmetaj: Rrëzove pikërisht parimin që doje të mbroje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

February 12, 2026
Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

February 12, 2026
Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

February 12, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Nuk ishin molotov, por armë”, deputeti i PS: Opozita përdor flakën e protestave se i mungojnë qytetarët

February 12, 2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

February 12, 2026
Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

February 12, 2026
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

February 12, 2026
“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

February 12, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Bjerrja elektorale e PD-së nga rikthimi i Berishës

February 12, 2026
Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Portugali, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme

Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Portugali, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In