• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qajtorja” e Sali Berishës, qytet më qytet

by Ardit Rada
02/10/2021 23:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Shiheni me kujdes turin që ka ndërmarrë nëpër qytete Sali Berisha. Hallin e tij ka nisur ta qajë me militantët e Partisë Demokratike. Ata që janë gati të japin jetën për të, siç tronditi një shkodran sot. Apo ai durrsaku që rrihte gjoksin se ishte gati të merrte kallashnikovin. Kundër kujt? Atë e di vetëm Sali Berisha, që në 30 vite s’e kuptoi kurrë se halli i tij s’është i shumicës së shqiptarëve. Pesëqind vlonjatë a durrsakë të mërzitur me Lulzim Bashën pse janë të papunë se braktisi zgjedhjet lokale, s’janë Shqipëria.

Kush magjepset sot nga takimet e Sali Berishës, nuk di ta përdorë YouTube-n, ose ka lindur shumë vonë për ta njohur historinë. Pesëfishin e këtyre të sotmëve mblidhte Sali Berisha në vitin 1997, kur gjysma e popullit kishte lënë shtëpitë në firmat piramidale. Me karshillëk u zgjodh President në mars të atij viti, teksa kish nisur batërdia që do të rezultonte me mijëra të vrarë. 83 jetë u shuan po atë muaj në Otranto, Sali Berishën në Vlorë ndërkohë e përkrahte banda e Gaxhait. E pra militantë ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, por ky nuk është halli i Amerikës apo i Shqipërisë.

Ka shumë syresh që thonë se Berisha po ‘trondit’ SHBA-të me këto takime, që së fundmi i ka shtuar si makiazh edhe një shqiptare që jeton matanë kontinentit. Aq qesharake bëhet ngjarja saqë përveç mikrofonit, i jepet kësaj zonje edhe një hapësirë në median e familjes ‘non grata’. Dhe kjo premton rikthimin e PD tek e djathta ekstreme se i ka dhënë fjalën Berisha. Me kë e mbajti fjalën Berisha, që do ta mbajë me Kokolarin, siç ia deformon ai mbiemrin. E kur një shqiptar paska ndikuar në SHBA aq shumë sa të kthejë përmbys vendimet e shtetit, që do ta bëjë Kokolari?

Sot takimet e Berishës nuk ngjallin shpresë, por të kallin datën. Është e dhimbshme sesi ato kthehen nga Foltore në Qajtore ku përmendet revolucioni. Ishte njëri në Durrës që për këtë punën e revolucionit i citoi edhe Eseninin e Pushkinin.  Ka njerëz që me fjalë marrin pushkën e japin jetën për të. Ka dhe nga ata që i ankohen për muhabet lekësh, për këste ish të përndjekurisht, apo pse Basha s’i vuri kandidatë për deputetë a kryebashkiakë. Po aq komike është sesi ai vetë bën si liberali që ua jep mikrofonin edhe budallenjve në emër të lirisë së fjalës. Madje mban edhe shënime.

Nuk ka rëndësi të përmendim këtu se ç’u ka bërë ky liberali jo vetëm kundërshtarëve të tij brenda partisë, por edhe atyre që shihte në ëndërr sikur ia kishin me të hedhur. E djeshmja dhe e sotmja, fatmirësisht tregojnë dramën e PD-së dhe jo të Shqipërisë. Konkurrencën e ka me Bashën, inatin me Ramën që i theu rekordet historike. Si në mandate qeverisëse, ashtu edhe në vota të marra. Me Bashën dihet, i doli Ramiz e kaluar Ramizit. Është e rëndë të shohësh njerëz që e ndjekin ende pas, por ata i shkojnë për hallin e tyre dhe jo të familjes.

Dëgjojini kur flasin…

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Gënjeshtrat e Berishës po lartësojnë Lulzim Bashen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In