Policia kufitare e Qafë- Thanës, ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 1.1 kg drogë kanabis sativa si dhe ka arrestuar dy poseduesit e saj. Në panga kanë rënë Armen Schneider, 33 vjeç, dhe Burim Rexhepi, 25 vjeç, të dy banues në Shkup të Maqedonisë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në dalje nga Shqipëria, gjatë kontrollit që iu ushtrua nga Policia Kufitare, ne vijen e dyte, automjetit tip “Wolksëagen PASSAT” me targë “SK1191AD”, me të cilin udhëtonin të arrestuarit, në brendësi të dy sediljeve të para, janë konstatuar 2 pako, me lëndë narkotike kanabis sativa, të mbështjella me natriban transparent, me peshë 1 kg e 163 gram të dyja bashkë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.